• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

IKMT reagon pas deklaratave të PBDNJ për objektet në Himarë

by Java News
04/11/2016 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut sa i takon situatës së krijuar pas vendimit për shembjen e disa banesave në Himarë. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, IKMT thekson se shpreh keqardhje për të pavërtetat e thëna nga PBDNJ-së, pasi për këto objekte është bërë kontroll inspektues në bazë të ligjit.

Dje në Kuvend, kreu I PBDNJ-së Vangjel Dule akuzoi qeverisë si dhe kryeministrin Edi Rama se po grabisnin Himarën me qëllim për të mposhtur sipas tij, komunitetin grek atje.

REAGIMI I IKMT-SË
Duke shprehur keqardhjen për shpërdorimin e bërë ndaj të vërtetës nga subjekti politik PBDNJ, lidhur me aktivitetin e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në zonën e Himarës, si edhe në përgjigje të rasteve të ngritura nga PBDNJ, sqarojmë se: Në ushtrim të detyrave dhe ne përmbushje të përgjegjësive të veta ligjore, IKMT (INUK) në bazë edhe të rekomandimeve të Task-Forcës “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, në zbatim të urdhërit të Kryeministrit, në bashkëpunim me institucione të tjera inspektuese dhe ligjzbatuese, ka ushtruar kontroll në zonën e Dhërmiut, Himarë. Si rezultat i këtij kontrolli, në respektim të plotë të procedurave dhe afateve ligjore, për subjektet e përmendura, rezulton si më poshtë:

Ndaj subjektit Gjikë Stramarko, është proceduar me:
• Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.8, datë 14.01.2014 dhe Vendim për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.3, datë 14.01.2014.
• Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.01.10.04.2014 dhe Vendim për Prishje objekti të kundraligjshem, ish- kampi i punëtorëve, Nr.31, datë 10.04.2014.

Subjekti Gjikë Stramarko ka kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, aktin administrativ “Vendim për Prishje Objekti”, Nr.3, datë 14.01.2014. Me vendimin Nr.1628, datë 3.11.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë, vendim që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë me Vendimin Nr.3038, datë 5.10.2016.
Aktualisht ndaj këtij vendimi është ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë dhe jemi në pritje të datës së gjyqit.

• Për subjektin Panajot Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.31, datë 23.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.13, datë 23.01.2014.
• Për subjektin Foto Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.3, datë 23.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.14, datë 23.01.2014.
• Për subjektin Ilva sh.p.k, me investitor Vasillaq Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.11, datë 12.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.06, datë 12.01.2014.
• Për subjektin Ilva sh.p.k, me investitor Viron Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.10, datë 12.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.07, datë 12.01.2014.
• Për subjektin Ilva sh.p.k, me investitor Enriko Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.09, datë 12.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.08, datë 12.01.2014.

Subjekti Henrik Duni ka kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë aktin administrativ “Vendim për Prishje Objekti”, Nr.08, datë 12.01.2014. Me vendimin Nr.463, datë 1.09.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë, vendim që është ankimuar nga IKMT pranë Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë dhe është në proces. Subjekti Vasillaq Duni ka kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë aktin administrativ “Vendim për Prishje Objekti”, Nr.06, datë 12.01.2014. Me vendimin Nr.461, datë 1.09.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë, vendim që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë me Vendimin Nr.1481, datë 01.06.2016. Aktualisht ndaj këtij vendimi është ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë dhe jemi në pritje të datës së gjyqit.

Në lidhje me pretendimet për prishje të objekteve të privatizuara të familjes Beno, sqarojmë se: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, me kërkesë të Bashkisë Himarë, ka mbështetur me mjete dhe burime njerëzore të specializuara IMT- Bashkia Himarë, për realizimin e prishjeve në kuadër të projektit “Rehabilitimi i shëtitores kryesore anës detit, Himarë” dhe këto subjekte janë shpronësur me VKM Nr.999, datë 09.12.2015 dhe janë njoftuar në respektim të afateve ligjore.

Për të gjitha rastet e sipërpërmendura janë respektuar procedurat sipas ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë. Për sa i takon proceseve gjyqësore nuk janë konsumuar të gjitha hallkat e gjyqësorit për asnjë nga rastet më lartë. Në përfundim, siç paraqitet edhe nga dokumentet që mund të jenë në dispozicion të të gjithë të interesuarve, në çdo rast të pretenduar, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vepruar konform ligjeve të shtetit dhe brenda përgjegjësisë institucionale që e vendos në shërbim të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
BW/d.i.

Next Post
De Biazi: Vendi i dytë i vështirë, rivali ynë direkt mbetet Izraeli

De Biazi: Vendi i dytë i vështirë, rivali ynë direkt mbetet Izraeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In