Një aksion për shembjen e objekteve pa leje që kanë zënë hapësirën e Universitetit Bujqësor po zhvillohet këtë mëngjes në Kamëz.
Forca të shumta policie kanë bllokuar rrugën nga rrethrrotullimi i Bathores deri në Qendër Institut. Sipas planit, shembja do të nisë me bizneset e më pas do të nxirren jashtë familjet që kanë zënë hapësirat e universitetit.
Aksioni nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po zhvillohet me mbështetjen e FNSh-së dhe policisë.
Aksioni po inspektohet nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
TCH/d.i.