• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikja e Tahirit nga PS-ja e Tiranës, njerëzit që mund të mbushin “vakumin” e krijuar

by Java News
28/10/2017 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Largimi i Saimir Tahirit nga funksionet drejtuese në PS, ka hapur një shteg të ri konkurrence dhe beteje të brendshme për të zënë pozicionet që ish-ministri i zotëronte në parti.

Tani padyshim që njeriu kryesor dhe refereues në PS-në e kryeqytetet mbetet kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, i cili ka konsoliduar edhe më shumë pozitat brenda formacionit politik.

Deri sot është vërejtur një përplasje lobingjesh brenda socialistëve të Tiranës, ku një herë avanconin njerëzit e Veliajt e një herë ato të Saimir Tahirit.

Kongresi i shkuar dhe zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare shënoi një duel të ashpër ndërmjet dy palëve kontentente.

Ndërsa deri në zgjedhjet vendore të vitit 2015, punësimet dhe marrëdhëniet me militantët e Tiranës i mbante ekskluzivisht Saimir Tahiri, pas zgjedhjes së Erion Veliajt gjërat ndryshuan, duke sjellë një  dyzimi të armatës së përkrahësve socialist.

Veliaj me rritjen e fuqisë së tij potenciale dhe reputacionit public, shtoi gjithnjë e më shumë influencën brenda PS-së së Tiranës, çka çoi që në zgjedhjet e fundit Erion Veliaj të ishte realisht lideri politik i qarkut të Tiranës.

Edi Rama, jo pa qëllim në kryeqytet nuk caktoi një lider liste, ndryshe nga qarqet e tjera.

Kreu i qeverisë gjeti një zgjidhje paksa “të çuditshme”, ku renditja në listë nuk ishte sipas prioritetit për tu zgjedhur deputet, por sipas zonave që ata mbulonin.

Kështu e para u vendos Elona Gjebrea që mbulonte njësinë bashkiake nr 1 ndërsa Saimir Tahiri që ishte kryetar partie u vendos i 9-ti meqë mbulonte Kombinatin.

Por realisht brenda strukturave të larta dihej se kreu real i fushatës në Tiranë ishte Erion Veliaj, e kjo nuk u tha njësive politike të PS-së që drejtonin fushatën në bazë.

Shumë pak vetë e dinin skemën se Saimir Tahiri nuk ishte drejtuesi politik i Tiranës, pasi publikisht ish-ministri fliste si lider grupi, e kjo situatë krijoi komplikacione, pasi mjaft prej militantëve të kryeqytetit morën premtime e lidhën marrëveshje të pashkruara për punësime dhe sistemime. Pra me një fjalë u krijua një zinxhir i gjatë lobimi që me këputjen e tij nga Edi Rama ka krijuar një amulli, një paqartësi.

Por padyshim edhe një boshllëk, jo i vogël, që nëse lihet pa vënë dorë mund të shndërrohet në një territor “pjellor” për një “luftë për territore”.

Por nga kush? Shumë mbështesin tezën se Erion Veliaj tashmë është një “cezar”, por kjo nuk përjashton mundësinë e influencave të Saimir Tahirit, i cili edhe pse i larguar nuk se i janë këputur të gjitha fijet.

Nga nga do t’I luajë këto fije ish-ministri?

Apo do t\i duhet Edi Ramës të jetë vetë në “Konferencën e Tiranës”? Pikërisht këto janë zhvillimet e pritshme, të cilat do të ndodhin së shpejti brenda e mazhorancës, momentin e parë që të nisë ndarja e posteve të mëdhenj në administratë….

Veliaj, sa ka mbështetës që natyrisht janë shtuar më shumë edhe në këtë situatë, ka edhe njerëz që janë jashtë “livadhit të tij politik”.

Por nga lista aktuale e Tiranës, nuk duket se ka një mundësi rivaliteti, apo ndonjë ambicje prej ndonjë politikani që duket është përzgjedhur me kujdes nga Edi Rama.

Sa e qetë, pikërisht kjo gjendje pa rivalë mund të prodhojë një lëvizje “jashtë sistemit” që ndodh menjëherë kur ka pakënaqësi prej ndarjes së pushtetit. Koha më opurtune e kësaj prove natyrisht do të jenë zgjedhjet vendore të 2019-s, kur dhe njerëzit do të kërkojnë lidhjen e “kontratave të reja”…

Loja mund të përhapet me ardhjen në këtë ambjent të lojtarëve të vjetër që e njohin mirë Tiranën. Një prej tyre është padyshim Musa Ulqini, i cili ka qenë drejtues politik i Tiranës për më shumë se 15 vjet dhe ka lidhjet e tij.

Ai njihet si njeri politikisht punëtor dhe që krijon marrëdhënie të mira me militantët e bazës.

Aq më shumë që ardhja e tij nuk do të influencojë tek mbështetësit e Tahirit dhe Veliajt, pasi Musa Ulqini është asnjanës në këtë betejë.

Nga ana tjetër Taulant Ballës, i leverdis ta “pastrojë fushën” nga figurat e rëndësishme e të vjetra në qarkun e Elbasanit, sidomos pas largimit të Blushit e Pezës, Balla ka dorë të lirë të lëvizë gjithçka e të kthehet në “beun” real politik të zemrës së Shqipërisë.

Next Post
Kompetenca e re e bashkive/ 5 mln lekë gjobë për ata që presin pyjet

Favorizuan prerjen e pyjeve pranga 2 inspektorëve në Prrenjas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In