• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikja e paralajmëruar e Dritëro Agollit

by Java News
03/02/2017 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ditëlindjet e fundit të shkrimtarit bëheshin gjithnjë e më me pak të heshtura. Ai, vetë, i bindur për afrimin e vdekjes nuk i bishtnonte më fatit, por kishte kohë që e priste i qetë. Gjithnjë e më shumë i pagojë dhe i përhumbur, rënduar nga pamundësia e sëmundjes. Në këtë terren i mbinin ata që e shfrytëzuan për t’i marrë pak nga suksesi i tij. Të bënin bujë. Isha te Dritëroi. Më tha kështu! I thashë ashtu! Në fund rituali ishte i  njëllojtë e mbyllnin me foton, duke e përqafuar. Shtrënguar.  Kjo e fundit (lexo fotoja) mbetej dëshmia se edhe ata ishin pjesë e historisë. Po historia e një individi është e tija, ajo nuk mund të ndahet me askënd. E habitshme se grafomanët e shumtë pa u ndalur në thellësinë, qartësinë dhe idenë e tij të qartë në korpusin letrar u futën në gjëra skajore, por shumë larg këqyrjes së thelbit të vërtetë të veprës së vet.

Në fakt, vepra e Dritëroit duhet të vlerësohet për motivin e madh patriotik dhe blatimin e të gjithë talentit për ta nxjerrë sa më sinqerisht në pah atë.

Im atë tokën shumë e donte,

Siç donte nënë e grua,

Për tokën lodhej dhe rënkonte

Dhe djersën derdhte krua.

Është pak ironi që të thuash se për Dritëroin nuk është shkruar, s’është vlerësuar apo folur sa duhet. E nuk duhet harruar edhe fakti se mesazhet e tij sociale dhe politike nuk u lexuan si duhet, paçka se shumë syresh u shprehën direkt. Kjo e fundit mbase do të mbahet mënd edhe si një nga kokëdhembjet e tij përballë një shoqërie, që e dëgjonte, e mbyste me blicat e pashpirt dhe në fund largohej në ftohtësinë e vet.

Shqipëria me ikjen e pak njerëzve që kanë lënë gjurmë në artin e saj, po humbet pak nga pak atë brez të shkëlqyer autorësh që iu kushtuan nderimit të rrënjëve të saj. Pikërisht ata që ngritën në piedestal artin dhe madhështinë burimore të Shqipërisë, duke i dashur dhe respektuar njerëzit e saj. Mu për këtë të dhimben shumë nga politikanët dhe kinset që e mbysnin me foto, por që nuk dinin të kuptonin se modeli i tyre s’ishte ai njeriu që kishin ata në kokë, por një qenie që frymëzonte vetëm vendin e tij.

Megjithë çfarë mund të thuhet në këto ditë, vepra e Dritëroit mbeti një pikë referimi, pasi  në këtë kohë nihilizmi absolut dhe nderimi të së keqes, ai përcolli vetëm dashurinë, njeriun dhe lumturinë e jetës dhe vdekjes në këtë vend të bekuar:

Im atë tokën shumë e donte,

Siç donte nënë e grua,

Për tokën lodhej dhe rënkonte

Dhe djersën derdhte krua.

Kur plis më plis e hidhte hapin,

I kishte hapi hije

Dhe zogjtë e malit udhë i hapnin

Me fjalë hirësie;

Kur grushtin mbushte plot me farë,

Mahnitej kush e shihte,

Dhe era ndalte frymën në arë,

Që qejfin mos t’ia prishte;

………………………………..

Po ati im mbi plisat ecte

Me shpirt të madhërishëm

Dhe tokës shpirt me shpirt i jepte

Nga shpirti i çuditshëm…

Sot, vdiq poeti i njerëzve të thjeshtë dhe jo ai Dritëroi, që do ta ngrenë në apoteozë kinset dhe do ta vajtojnë grupi i njerëzve-vajtovicë, që mezi presin të vdesë dikush që të evidentojnë veten e tyre. (Javanews)

Next Post
“Dehu vdekjen ky lugat!”, poezia e Agollit që ironizoi thershëm Sali Berishën

“Dehu vdekjen ky lugat!”, poezia e Agollit që ironizoi thershëm Sali Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët: Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

“Kur garon Berisha është normale që të mos ketë rival”, Baçi: Ambasadori i ri i SHBA do mbrojë SPAK-un nga…

May 21, 2026
Skandali me kërkesën për vizë amerikane të Berishës, gazetari denoncon se një pjesë e firmave janë të falsifikuara

“PD s’jep mundësi për të rinjtë”, Hajdari: Heqja e “non gratës” së Berishës s’është çështje kyçe për Shqipërinë

May 21, 2026
Tensionet gjeopolitike/ KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet gjatë viteve 2026-2027

Tensionet gjeopolitike/ KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet gjatë viteve 2026-2027

May 21, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Tarifat në Hormuz do ta bënin të pamundur marrëveshjen me SHBA-në

Rubio paralajmëron Iranin: Tarifat në Hormuz do ta bënin të pamundur marrëveshjen me SHBA-në

May 21, 2026
Ish-ambasadori për letrën e Merz: BE dhe Ballkani Perëndimor janë lodhur nga pritja

Ish-ambasadori për letrën e Merz: BE dhe Ballkani Perëndimor janë lodhur nga pritja

May 21, 2026
“Shqiptarët nuk janë më delja e zezë”, avokati komenton raportin e IBAR: Qeveria të zbatojë rekomandimet

“Shqiptarët nuk janë më delja e zezë”, avokati komenton raportin e IBAR: Qeveria të zbatojë rekomandimet

May 21, 2026
Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden dhe sekuestrohen tre telefona

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden dhe sekuestrohen tre telefona

May 21, 2026
Andi Hoxhaj: 10 vjet pas referendumit për Brexit-in dhe pasi ka ndërruar 6 kryeministra, Britania duket e paqeverisshme

Andi Hoxhaj: 10 vjet pas referendumit për Brexit-in dhe pasi ka ndërruar 6 kryeministra, Britania duket e paqeverisshme

May 21, 2026
PD propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendit, kërkohet pezullim i përjashtimeve dhe zgjatje e seancave

Reagon ashpër Spaho: Opozita e lodhur dhe e paaftë, është qindra kilometra larg rikthimit në qeverisje

May 21, 2026
Vendim historik në Francë/ Airbus dhe Air France shpallen fajtore për tragjedinë ajrore të vitit 2009 me 228 viktima

Vendim historik në Francë/ Airbus dhe Air France shpallen fajtore për tragjedinë ajrore të vitit 2009 me 228 viktima

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In