• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikja e një njeriu të mirë

In memoriam

by Java News
15/06/2020 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moikom Zeqo ishte prej kohësh një qytetar fare i zakonshëm, që gdhihej dhe ngrysej si të gjithë me përditmërinë. I duhej të kujdesej për orarin e ilaçeve, pensionin e parakohshëm, pazarin dhe pjesën tjetër të ditës t’ia kushtonte të vetmes gjë që dinte të bënte më mirë: të shkruante. Në vitet e fundit edhe këtë e kishte radhuar dhe sëmundja e rëndë, që i vigjilonte si një gardian i egër, ia jepte këtë mundësi vetëm në orët e para të ditës. “Jam njeriu që punoj më pak në botë”, qesëndiste veten në muajt e fundit, por bash aty kuptoje se njeriu që e ka këtë sens kërkon pafund prej vetes. Dhe, Moikomi kërkonte pafundësisht duke dashur të gjej Alter Egon apo realitetet paralel në letërsi.

Lexonte papushim, por më shumë e mrekullonte dija dhe forma e shprehjes. Stilet e të shkruarit, teknikat dhe hapësira kohore e Mesjetës dhe Antikitetit ishin dimensionet ku zhytej për të mos dalë. Dhe, kur në fund e formonte një përshtypje fillonte e kristalizonte mendimin duke sintetizuar. Falë një kujtese gjenetike mund të përcillte përmendsh referenca dhe emra autorësh, ndërsa skedarët më të rregullt i kishte në formën e tij mnemonike. Dhe, në fund prodhonte. Shkruante letërsi në të gjitha gjinitë, ese dhe opinione politike, disgresione sociale duke ndërfutur saktësisht mendimin më të njohur të botës në problematikat tona dhe pikturonte. Pasteli e mrekullonte. Të gjitha në sfondin e një muzike bashkëkohore me të cilën ndante vetminë e imponuar të krijimit. Nuk kishte të dytë në përsiatjet e tij, sepse punonte me një stil të veçantë, që e kishte pagëzuar si stili i palimpsestit.

Nëse nuk kishte kulturën e duhur, më mirë të mos e merrje mundimin ta lexoje letërsinë e tij, që lehtësisht e ngërthente personazhin dhe e përshfaqte ne kohë të ndryshme me një natyrshmëri, sikur e kishte lehtësisht në kohën tonë. Nëse do ishin vetëm këto, do mjaftonte të thoshte se kishe të bëjë me një skolastik klasik.

Veçse Moikomi me aq seriozitet sa futej në këtë botë, nuk linte dhe përditmërinë. Mund të bisedoje lehtësisht dhe të ndaje problematika jetësore bazike, miqve u njihte të afërmit dhe këmbente me ta, ashtu si mundohej të këshillonte dhe të nxiste ata që e dëgjonin sinqerisht. Dikur udhëtonte, ulej me njerëz të thjeshtë dhe dëgjonte. Për gazetarët do mbetet një nga njerëzit e veçantë që i ndihu në momentet më të vështira, apo si thuhej dikur me zhargon “ai të nxjerr nga situata”. Për të gjitha këto nuk kërkonte shumë, pak vëmendje dhe respekt për artin dhe mendimin.

Mendimi zbukuron jetën, e ai na ndan nga qeniet e tjera dhe ky postulat ishte i gjallë tek ai. Tek “Javanews” dhe gjithë paraardhëset e saj mediatike ka qenë një bashkëpunëtor serioz, një mik i mirë, por mbi të gjitha një erudit, me të cilin ndaje dhe përfitoje. “Javanews” jo thjesht i shpreh ngushëllimet, por ndihet tejet e trishtuar për ndarjen e tij nga jeta. Gjithsesi, me Moikomin, ndodh si me pak njerëz, që flasin në çdo kohë, ashtu si mendojmë do të flasim këtej e tutje edhe me studiuesin e krijuesin e talentuar, që s’do jetë më njeriu “i zakonshëm” me të cilin ndanim, por do zëri vendin e merituar te klasikët e letrave të shqipes. (Javanews)

Next Post
“Ja kur do të rikthehet karantina”, Rakacolli: Rritja e shifrave ishte e pritshme pas politikave të hapjes

"Ja kur do të rikthehet karantina", Rakacolli: Rritja e shifrave ishte e pritshme pas politikave të hapjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In