• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikja e Nënës

by A R
02/12/2020 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kur isha në klasë të gjashtë më thanë se nëna do të vdesi. Ajo kishte dy javë shtruar në spital dhe nuk po e shëronin dot.

Nuk kishte ndodhur ende ndonjë vdekje në familjen tonë dhe unë nuk isha shumë i qartë se çfarë ishte vdekja e lajmëruar e nënës.

Sapo mbaroi mësimi tek shkolla buzë rrugës, unë pash një makinë portabël nga ato që ngarkonin zhavor, dhe hipa sipër. Spitali ishte në një fushë në periferi të qytetit, rreth gjysëm ore me këmbë nga aty ku më la makina.

Arrita rreth orës 4 mbasdite në spital, në një të ftohtë të hidhur dhjetori, kur nata po afrohej.

Mjekja roje më pa e çuditur për orarin dhe më pyeti se kë kërkon.

-Maman, -i thashë. Është sëmurë dhe do vdesi.

Ajo më pa e tmerruar.

-Kush të tha ty që do vdesë?
-Kështu thonë të gjithë.
-Eja me mua.

Ajo nxitoi në dy koridorë të ngushtë dhe unë pas 1 minute ishte tek dhoma e saj.

Dhoma ishte e ngrohtë dhe ajo ishte veshurë me rroba me vija. Krevati ishte i pastër dhe nëna kishte një tub llastiku të ngjitur tek dora.

Shtangu kur më pa mua dhe ende pa më ledhatuar, pyeti e alarmuar se më kë kisha ardhur dhe me kë do kthehesha.

E gënjeva që do rri nga daja në qytet dhe u qetësua.

-Çfarë i ke sjellë mamas, pyeti doktoresha që donte të nxirrte nga situata, duke menduar që unë kisha ardhur si vizitor me leje nga shtëpia në spital.

Hapa çantën e librave si i zënë në faj dhe aty nuk kishte asgjë.

Në moment nxorra fletoren e detyrave që mësuesi më kishte vënë notën “dhjetë” dhe ja zgjata mjekes në vend të mamas.

-Bravo,- tha mjekja. Mamaja do shërohet shpejt.

Më vonë kur mamja doli nga spitali dhe erdhi në shtëpi, dëgjova se mamaja vuante nga ulçera në stomak, ngaqë siç i kishte thënë Doktori nuk hante ushqim në rregull, në të njëjtin orar dhe ato që duhej.

Në fakt unë nuk e kisha parë nënën të hante kurrë. Unë nuk e di kur hante ajo. Kishte rritur gjashtë fëmijë me të ardhura mbijetuese. Ishte një kohë kur për ushqimin mund të shikoje ëndrra të bukura vetëm kur flije.

Ajo jetë ja kishte bërë cop stomakun, të cilin në atë kohë e konsideronin sëmundje të rëndë.

Pastaj kohët ndryshuan dhe nëna jetoi shumë mirë.

Pas vitit 1991, kur jeta u përmirësua ndjeshëm, nëna nuk u ankua kurrë nga stomaku.

Nëna iku dje në moshën 92 vjeçe, pa asnjë sëmundje, dhe pa ndonjë breng për të gjithë ne që la pas.

Kisha një jetë të tërë që jetoja me frikën se ajo do vdiste dhe duket se frika ime e bëri të jetonte gjatë. Dje mendoi se u rrita boll për të më lënë vetëm.

/a.r

Next Post
Pipero: Në fund të dhjetorit ose fillim janari mund të mbërrijë vaksina, jam gati të ve bast

Pipero: Në fund të dhjetorit ose fillim janari mund të mbërrijë vaksina, jam gati të ve bast

Comments 3

  1. Lan Xhabija says:
    5 years ago

    Të lumtë Mero Baze.
    Je njeri mbi të gjitha.
    Lum nana jote.
    I lehtë,dheu

    Reply
  2. Anonymous says:
    5 years ago

    Te roni dhe ta kujtoni

    Reply
  3. Anonymous says:
    5 years ago

    Na bërë me të qarë o Mero. Të lumtë dora dhe lum nëna që të rriti.

    Reply

Leave a Reply to Lan Xhabija Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

February 7, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

A u rrëmbye Ilir Meta? Përgjigjet ish-Avokati i Popullit

February 7, 2026
Fshati piktoresk i Dardhës në Korçë tërheq një numër të madh vizitorësh, Rama: Energji e bukur!

Fshati piktoresk i Dardhës në Korçë tërheq një numër të madh vizitorësh, Rama: Energji e bukur!

February 7, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme, çfarë ndodh me temperaturat

February 7, 2026
Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In