• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikja e liderëve të opozitës nga ballafaqimi me të vërtetën!

by Alfred Peza
09/11/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Debati në rrjetet sociale mes Kryetarit të PS dhe atij të PD, rreth raportit të Dick Marty-t për Kosovën, është pasqyra më e mirë për të parë kulturën opozitare të ikjes nga ballafaqimi me të vërtetën. Shmangia nga përballja me përgjegjësitë individuale dhe partiake, për momentet më të rëndësishme politike, përcaktojnë edhe dallimet e thella mes mazhorancës e opozitës në raport me të vërtetën.

Edi Rama i drejtoi Lulzim Bashës një seri pyetjesh konkrete, në lidhje me një nga momentet më kurciale të dy dekadave të fundit, rreth pastërtisë së UÇK dhe udhëheqësve të saj, në raport me luftën për çlirim. Raporti ka qenë zanafilla e një zinxhiri zhvillimesh, që e kanë dëmtuar imazhin e udhëheqësve shqiptarë dhe të vetë Kosovës, në arenën ndërkombëtarë. Ai akuzon UÇK për rrëmbimin e civilëve serbë dhe shqiptarë, trajtimin brutal, vrasjet, marrjen dhe trafikimin e organeve njerëzore.

Mbi bazën e saj, Gjykata Speciale e Hagës ka akuzuar sëfundi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e të tjerë, për ngjarje të pretenduara në periudhën 1998-1999. Në vitin 2011 pas debatit rreth këtij raportit, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, përfaqësuesit e dy partive kryesore sot në opozitë (PD, LSI) e miratuan atë, ndërsa përfaqësuesi i PS votoi kundër. As Lulzim Basha e Sali Berisha, as Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk japin përgjigje të drejtpërdrejtë pyetjes së përse e votuan këtë raport.

Në vend të përgjigjes, liderët e opozitës sonë si gjithnjë e më shpesh në të tilla raste, po i dredhojnë përballjes me të vërtetën. Në vend të përgjigjes për pyetjet që u bëhen, ata në rastin më të mirë bëjnë kundërpyetje për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me raportin e Dick Marty-t, e në rastin më të keq fillojnë të ritransmetojnë publik kasetën e dalë boje prej 30 vjetësh me sharje, fyerje, kërcënime dhe banalizime të padenja. Tregues i qartë se faji dhe përgjegjësia morale dhe politike, mbetet në fushën e tyre dhe pas 30 vjetësh demokracie, shqiptarët dijnë ta dallojnë të vërtetën nga përpjekja për ti ikur asaj.

Rasti është shumë konkret, ndaj edhe Edi Rama e pyeti Lulzim Bashën për rolin e tij në episodin e Shtëpisë së Verdhë në dosje, ku pretendohet se ka qenë “spitali” për transplantet njerëzore. Por, Kryetari i PD në vend që të sqaronte pozicionin e tij në këtë histori, fliste për Covid-19 e për çdo gjë tjetër, që nuk kishte lidhje me objektin e debatit. Të pretendosh që nesër të jesh Kryeministër i vendit dhe ti ikësh përgjegjësisë kësisoj, është kundërproduktive nga ana politike. Sepse qytetarët dijnë të dallojnë të vërtetetën, nga përpjekja e kotë, për ti ikur asaj.

Këtë lloj qasje të Lulzim Bashës, e kemi parë pak ditë më parë, edhe tek Ilir Meta jo më larg se disa ditë më parë. Mungesa e përgjigjes “me qetësi dhe dashuri”, përveçse as me fakte e prova ndaj një investigimi mediatik rreth dhënies së nënshtetësive shqiptare nga Presidentit, u shoqërua me një fushatë denigrimi, fyerjesh, sharjesh, shantazhesh dhe diversionesh ndaj gazetarëve. Fushatë kjo që u kritikua edhe nga organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së te drejtave të gazetarëve.

Këto dy raste janë më të freskëtat, por e tillë po mbushet gjithnjë e më sistematikisht, veprimtaria e liderëve politikë të opozitës sonë. Rastet e shumta rreth çështjeve të ngritura nga mazhoranca dhe mediat kritike me liderët e opozitës, e dëshmojnë këtë. Si të mos mjaftonte që ata vetë individualisht i ikin këtij ballafaqimi, edhe propaganda opozitare bëhet pjesë e fushatave linçuese ndaj gazetarëve, mediave, politikanëve, zërave kritikë publike dhe qytetarëve të thjeshtë që i artikulojnë ato.

Kultura e ikjes opozitare nga e vërteta, u instulua përfundimisht vitin e kaluar. Atëherë kur “Opozita e Bashkuar” i iku mandateve të deputetëve, që qytetarët u kishin besuar në zgjedhjet e 2017. Duke e pasuar këtë me ikjen Parlamenti dhe nga sistemi politik e demokratik i vendit. Derisa arritën tek kryevepra e kësaj kulture: Ikja nga zgjedhjet, përmes bojkotimit të procesit të 30 qershorit dhe ballafaqimit me mazhorancën në zgjedhje, përmes votës së qytetarëve.

Kjo kulturë i la 8 vjet në opozitë, duke ikur nga një humbje politike, në tjetrën. Zgjedhjet e reja të 25 prillit 2021, janë provimi më i rëndësishëm, për ti vendosur notën kësaj kulture opozitare të ushqyer nga liderët e saj. Ndëshkimi për të qëndruar edhe 4 vjet të tjera në opozitë, gjithësesi mund të shërbejë për diçka të mirë, duke i dhënë mundësinë partive politike që të largojnë liderët e tyre humbës që kanë frikë nga e vërteta!

Next Post
Histori dashurie/ 14-vjeçarja serbe e lidhur me një shqiptar nga Tirana. E ëma e denoncon në polici

Histori dashurie/ 14-vjeçarja serbe e lidhur me një shqiptar nga Tirana. E ëma e denoncon në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

January 20, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

Ndërprerja e energjisë, reagon QSUT: U aktivizuan gjeneratorët, jeta e pacientëve e pacenuar

January 20, 2026
Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

January 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Emigrantët në SHBA përballë një debati të ri

January 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

January 20, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In