• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikja e deputetëve… treshja e maxhorancës qeverisëse shtohet me një mandat

by Java News
20/12/2016 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga akti i parë i dekriminalizimit buzëqesh maxhoranca qeverisëse…prokuroria ka publikuar këtë të martë të dhënat se 3 persona, dy deputetë dhe një kryebashkiak kanë falsifikuar dokumentat e dekriminalizimit.

Kësisoj, largohet deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami, një goditje në dukje të parë për LSI-në, por jo për Ilir Metën, i cili nuk ka patur raporte të mira me deputetin. Pavarësisht se deputeti Selami ishte pjesë e LSI-së, relatat më të mira politike, i gëzonte me kryeministrin Rama, sesa me kryetarin e LSI-së.

Nga ana tjetër, largimi i deputetit të PDIU-së Dashamir Tahiri dhe zëvendësimi i tij me një tjetër emër të listës së çamëve, është një plus për socialistët dhe natyrisht për vetë Idrizin.

Për socialistët sepse kur u bë koalicioni mes PS dhe PDIU-së, Dashamir Tahiri qe kundër vendimit dhe e deklaroi veten pjesë të të djathtëve. Në këtë sens zëvendësimi i tij do t’i shtonte një tjetër votë shumicës së Ramës. Për vetë PDIU-në dhe kryetarin e saj Idrizi, sepse prej kohësh tashmë në grupin e tij të deputetëve, vota dhe qëndrimet e Dashamir Tahirit, ishin të lëkundura, në kundërshtim me rradhitjen e majtë të PDIU-së.

Por nuk duhet harruar se një goditje ka marrë dhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë në rreshtin e parë të atyre personave që kanë mbrojtur kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi, muaj më parë, kur me zbardhjen e listave të dekriminalizimit, rezultonte se Roshi kishte rreth pesë emra./java/a.k

Next Post
Si të hiqni nga frigoriferi erën e keqe

Si të hiqni nga frigoriferi erën e keqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com