• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikin më shumë, kthehen më pak/ Emigracioni arriti vjet nivelin më të lartë të dekadës në 2019

by Java News
19/06/2020 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shqipëria, në vitin 2019 janë larguar rreth 44 mijë persona, si emigrantë niveli më i lartë që nga 2014-s, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT.

Ndërsa janë më të shumtë ata që ikin, gjithnjë e më pak po preferojnë të kthehen. Në vend janë kthyer 20.7 mijë imigrantë, që është niveli më i ulët që nga viti 2010, kur INSTAT raporton të dhënat.

Si rrjedhojë, migracioni neto (diferencave mes emigrantëve që ikin dhe imigrantëve që vijnë) është zgjeruar, duke arritur në 2019-n në rreth 23 mijë persona që janë larguar neto nga vendi, niveli më i lartë, të paktën që nga 2011-a, kur janë të disponueshme statistikat e INSTAT.

Që prej vitit 2016 konstatohet një rritje e tendencës për të ikur nga vendi, duke rikthyer një valë të dytë emigracioni në vend, ndonëse në nivele më të ulëta në raport e periudhën 1990-2000.

Mesatarisht nga vendi gjatë periudhës 2011-2019 janë larguar rreth 400 mijë persona. Për të njëjtën periudhë janë kthyer 236 mijë të tjerë, duke bërë që nga vendi të largohen neto rreth 164 mijë persona.

Krahas rritjes së migracionit neto, Shqipëria po vuan dhe tkurrjen natyrale, me numrin e vdekjeve që po barazohet me atë të lindjeve.

Sipas INSTAT, për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë, popullsia e Shqipërisë u pakësua vitin e kaluar me 16.5 mijë.

Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 rezulton 2.845.955 banorë, duke pësuar një rënie me 0,6%, krahasuar me 1 janar 2019. Në vitin 2019, shtesa natyrore e popullsisë është 6.624 banorë, duke pësuar një rënie prej 7,1 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë) është -23 mijë banorë.

Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke pasur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, popullsia po plaket.  Në 1 janar 2020, mosha mediane e popullsisë rezulton 37,2 vjeç nga 36,7 që ishte në 1 janar 2019.

Plakja e popullsisë dhe rigjallërimi i emigracionit pritet të kenë ndikim negativ në të ardhmen e vendit, si në drejtim të produktivitetit të punës, ashtu dhe të skemës së pensioneve.

Vitet e fundit bizneset po ndiejnë presionin e gjetjes së fuqisë punëtore të kualifikuar, si rrjedhojë e shtimit të tendencës së profesionistëve për të ikur, sidomos të specialistëve të teknologjisë së informacionit dhe mjekëve e infermierëve.

Situata e krijuar nga Covid-19 ka frenuar përkohësisht tendencën e emigracionit, por nëse varfëria do të rritet në vend, ky fenomen mund të rigjallërohet sërish. monitor

g.kosovari

Next Post
Kosovë/ 12 mjekë dhe infermierë infektohen me COVID-19

Kosovë/ 12 mjekë dhe infermierë infektohen me COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

August 25, 2026
Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

August 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Gusht 2026

August 25, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com