Publiku vendosi që Einxhel të jetë personazhi i radhës që largohet nga Big Brother Vip. Moderatorja nuk arriti të merrte votat e duhura për të shkuar në dyshen finaliste.
Megjithatë, moderatorja do të përfitojë 10 mijë euro, shumë e përcaktuar për banorët finalistë. Gjithashtu, ajo do të jetë pjesë e Top Channel, me një emision të ri që i dedikohet fëmijëve në nevojë, një dëshirë e madhe kjo për bukuroshen brune.
Tashmë, finalisti do të përcaktohet mes Ilirit dhe Donaldit, dy nga banorët që kanë pasur përplasjet më të forta brenda shtëpisë.