• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ike Uliks i kohëve të vështira!”

by Agron Gjekmarkaj
18/02/2022 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Bardhyl Londo iku lart në qiell tek poezitë e veta ! Iku duke lënë pas dhimbje të madhe për vajzat dhe familjaret , iku duke mos i pranuar lutjet tona për të qëndruar ! Nga shtëpia e kulturës shqiptare njëri prej bijve të saj madhështore u largua për në “Itake”!

Ike Uliks i kohëve të vështira. Kryqi ishte shenja e letërsisë së tij ! Nga Kryqi vime tek ai shkojmë na e pat mësuar këtë gjë të gjithëve! Jeta e zakonshme ajo tokesorja me gjasë nuk i dukej më e mjaftueshme dhe zgjodhi tjetrën atë të pafundmen të përjetshmen. Kujtimet janë ato që kthehen në trashegimi , munduese e të bukura ! Munduese se na vënë përballe mungesës tënde mik i dashur e të bukura se shumë na dhe nga vetja , nga shpirti dhe fjala jote !

Sivellau yt Pjeter Bogdani pat thënë “veshur me diell e mbathur me hënë” ! Ashtu po e merr ti sot rrugën e ameshimit ! Por ne do ti rrime lojës së jetës deri ne fund ! Do ta lëmë një karrige bosh më tavolinë duke të pritur, po edhe goten do ta mbushim  , librin hapur gjithaq e as romuzet nuk do ti kursejme, me Markun , Paridin , Gentin  e të tjere !

Po edhe në “kroniken e verës” që me ty hapej gjithmonë do të kthehesh ! Nuk qeshim ne pa ty. Njeri -tjetrin do pyesim po Londo do vijë?! Të pritem tek spitali me makinat ndezur po për herë të parë na le pa përgjigje !

Ti na e le amanetin por nuk vdesësh asnjëherë se sytë tanë indiferentë nuk do jenë kurrë mbi poezinë tënde! Shqipëria gëzohet që të pat dhe ajo të qan sot që i ikën qoftë edhe për një ditë!

AMANETI I POETIT

Nëse sytë e tu do qëndrojnë të menduar mbi këto vargje,

unë do të shoh një ëndërr të bukur.

Nëse sytë e tu do të dridhen sadopak nga këto vargje,

unë i gjithi do të kumboj si një kitarë

deri në agim.

Po nëse sytë e tu do të kalojnë indiferente mbi këto vargje,

atëherë unë do të kem vdekur…

Mos harro të vish në varrim.

Next Post
Alibeaj tregon “muskujt”: Do ta marrim forcërisht Edi Ramën, nëse s’vjen në komision hetimor

Inceneratorët/ Alibeaj: Me Ramën në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In