Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është ndalur në një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, ku ka zbuluar prapaskenat e merkatos së verës te klubi bardhekaltër.
“Dua që të kualifikohemi sa më shpejt në Champions League. Grupi e di se në tre vitet e fundit, ne mund të ishim kualifikuar lehtësisht. Sergei Milinkovic-Savic mund të zgjasë kontratën për një vit, por duhet mbajtur gjithmonë në ekuilibër të duhur“, tha fillimisht Tare.
Sa i përket refuzimit të ofertës së Milanit, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Tare tha se e refuzoi pasi dëgjoi zemrën.
“Boban është idhulli im, Maldini ishte një lojtar shembullor dhe gjithashtu është edhe si drejtor. Unë u njoha me kërkesat e tyre , por vendimi im erdhi nga zemra. Lënia e Lazios do të ishte e gabuar. Zgjodha zemrën dhe jo paratë“, deklaroi shkurtimisht numri 1 i merkatos së Lazios.
g.kosovari