• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Igli Hasani takim me ministrin francez të deleguar për Evropën: Konferenca e 4 Ndërqeveritare mund të mbahet së shpejti

by B K
09/04/2025 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Sipas Ministrit Hasani, vizita e Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta, të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike.

Në kuadër të rrugëtimit evropian të Shqipërisë, Hasani vlerësoi veçanërisht angazhimin serioz të Francës në institucionet e BE-së, i cili ka qenë kyç për sigurimin e një procesi të drejtë dhe transparent të negociatave për anëtarësim.

Ministri tha se brenda pak ditësh do të mbahet edhe konferenca e 4 ndërqeveritare.

“Mbështetja e palëkundur e Francës në rrugën tonë evropiane është e paçmuar dhe jemi sinqerisht mirënjohës për këtë mbështetje, e cila forcon vizionin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe të begatshme. Ne shpresojmë shumë që të vazhdojmë të kemi këtë mbështetje, veçanërisht për mbajtjen e Konferencës së Katërt Ndërqeveritare, e cila urojmë të zhvillohet në ditët në vijim, sikurse edhe për hapjen e kapitujve të tjerë të mbetur brenda 2025-s deri në arritjen e objektivit tonë të qartë si kristali: mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Ministri Hasani.

Pjesë e rëndësishme e takimit të sotëm ishte edhe Samiti i ardhshëm në Tiranë i Komunitetit Politik Evropian, një samit historik që do të organizohet në Tiranë më 16 Maj 2025.

“Shqipëria ka privilegjin dhe nderin të mikpresë këtë ngjarje të rëndësishme, e cila synon promovimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes shteteve të Evropës për sfidat e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin. Roli kyç i Francës në themelimin e Komunitetit Politik Evropian është i jashtëzakonshëm, dhe ne do të angazhohemi maksimalisht për të avancuar objektivat e tij gjatë samitit të Tiranës”, tha ai

Ndër të tjera, dy ministrat vlerësuan edhe angazhimin  aktiv të Francës në Ballkanin Perëndimor, i cili është thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht rolin e Francës në promovimin e një Evrope të qëndrueshme dhe të sigurt”, nënvizoi Ministri Hasani.

Next Post
Atentati i dështuar në Fier, shënjestrat të afërm të Azgan Mërnicës, vrasësit të policit Novruz Cenalia 

Atentati i dështuar në Fier, shënjestrat të afërm të Azgan Mërnicës, vrasësit të policit Novruz Cenalia 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In