IGJEUM me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se edhe pse temperaturat e ajrit kanë shënuar rënie ditët e fundit, një rrezik i lartë për zjarre ekziston në zona të lokalizuara të qarkut të Kukësit.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot dhe të premten priten reshje të dobëta pothuajse në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare ne qarkun Korçë.
Sot pasdite (e enjte dt.09) dhe nesër (e premte dt.10) pritet rrezik “I MODERUAR” në shumicën e qarqeve dhe rrezik “I ULËT” në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: qarku Kukës (VL).
Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e sotme.
Sot pasdite (e enjte dt.09) dhe nesër (e premte dt.10) priten reshje të dobëta pothuajse në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare ne qarkun Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nesër (e premte dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 25 °C
në vendet e ulëta: 14 / 27 °C
në vendet malore: 9 / 22 °C
Era
Sot pasdite (e enjte dt.09) dhe nesër (e premte dt.10) era pritet të fryjë e lehtë.
/b.h