• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

IGJEUM: Nga nesër reshje bore dhe në lartësitë 300 metra. Ja cila do jetë dita më e ftohtë e muajit, me temperatura minus 10 gradë

by Java News
19/01/2024 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të nesërmen (20 janar), zonat veriore, juglindore dhe jugore të vendit pritet të përfshihen nga reshjet e dëborës. Kështu u shpreh specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni në një lidhje skype për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv.

Gjoni tha se gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë dhe gjithashtu theksoi se reshjet e dëborës do të bien deri në lartësitë 300 metra mbi nivelin e detit.

“Sot pasdite presim të kemi rënie të intensitetit të shirave ndërsa nesër presim të ketë sërish reshje shiu me intensitet të lartë. Presim të ketë reshje në Elbasan, si dhe veri të vendit. Problematikë do mbeten reshjet e dëborës në veri, juglindje dhe jug ku do zbresin deri në 300 metra në nivelin e detit”- u shpreh Anira Gjoni.

Specialistja u shpreh se duke nisur nga e diela (22 janar), do të ketë rënie të temperaturave duke kulmuar me ditën e hënë kur pritet të jetë dita më e ftohtë e muajit janar me temperatura -10 gradë.

“Në zonat malore presim që këto temperatura të zbresin deri në -10 gradë. Të hënën në datë 22 do jetë dita më e ftohtë e janarit. Rënia do të fillojë që të dielën në datën 21”- shtoi specialistja.

Reshjet e shiut dhe dëborës do të ndërpriten nga dita e hënë e në vijim për t’u lënë vendin ngricave gjatë gjithë javës. Ndërsa në fundjavën tjetër, pritet të ketë një valë të ngrohtë që do të përfshihë vendin duke sjellë rritje të temperaturave.

Reshje shiu e dëbore në fundjavë, Agjencia e Mbrojtjes Civile publikon hartën me zonat që preken

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot referuar parashikimit nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencës se nesër, e shtunë 20 janar, parashikohen reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa ka publikuar dhe hartën me zonat që preken.Përgjatë Ultësirës perëndimore dhe në zonat urbane reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në të gjitha qarqet.”Sasia e reshjeve pritet të jetë me intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Elbasanit. Në qarqet e tjera të vendit priten reshje intensive dhe mesatare deri lokalisht intensive. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore”, njofton mbrojtja civile.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera, ndërsa në datën 21 janar parashikohet ndërprerja e reshjeve te shiut dhe do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët në Alpe dhe në relievet malorë në veri-verilindje dhe juglindje, ku priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore.

“Ju kujtojmë se siguria është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale”, thekson Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile./m.j

Next Post
Noka sulmon SPAK: Kjo është beteja finale mes Berishës e Ramës. U ndalua lideri ynë, opozita reale po pengohet

Noka sulmon SPAK: Kjo është beteja finale mes Berishës e Ramës. U ndalua lideri ynë, opozita reale po pengohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com