• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

IGJEUM/ Nesër temperatura deri në 38 gradë C, rritet kërcënimi nga zjarret: Ja qarqet më të rrezikuara

by Java News
04/08/2021 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket se normalizimi i situatës së krijuar nga zjarret në vend nuk do të ndihmohet nga moti, ku temperaturat e larta që pritet të jenë prezente ditën e nesërme, rrisin edhe më tej kërcënimet.

Sipas Institutit të Gjeoshgekncës, ditën e nesërme temperaturat pritet të shkojnë deri në 38 gradë C dhe për pasojë niveli i rrezikut nga zjarret është i lartë në pjesën më të madhe të qarqeve.

Më të rrezikuar janë Fieri, Vlora dhe Gjirokastra, qarqe ku edhe tashmë situata është mjaft kritike nga zjarret. Po ashtu, sipas IGJEUM, në alarm për rrezikun nga zjarret duhet të jenë edhe qarku i Kukësit, Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Beratit e Korçës. Më i moderuar rreziku paraqitet në Shkodër, Dibër dhe Lezhë.

Zjarret në Gjirokaster u shuan paraditen e sotme, por qetësia nuk zgjati shumë, pasi u riaktivizuan dy vatra, ajo në fshatin Arshi Lengo dhe në fshatin Saraqinisht. Dje zjarri rrezikoi seriozisht banesat e 3 fshatrave në Lunxheri, konkretisht fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo, ku u dha urdhër evakuimi për banorët në mënyrë që të mos u rrezikohej jeta, por fatkeqësisht u shënua edhe viktima e parë nga zjarret.

Në përpjekje për të shuar zjarrin që i kishte shkuar pranë banesës së tij, ka humbur jetën Andrea Haxhiaj, kurse e plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila pësoi djegie dhe asfiksim në nga tymi. Ajo është dërguar në Tiranë për kurim më të specializuar. Gjatë luftës me flakët pësoi gjendje asfiksimi edhe ushtari i Forcave të Armatosura, Edlir Goxhaj, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Si pasojë e zjarrit 700 hektarë janë shkatërruar në Gjirokastër.

Ndërkohë ende problematike është edhe situata në Vlore, ku pas 12 ditësh “luftë”, flakët nuk janë “bindur” dhe vijojnë të “përpijnë” pyjet dhe kullotat. Në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun sot situata paraqitet më e qetë, konkretisht në shtëpitë afër fshatit Dukat i Ri ashtu dhe në Pashaliman, ku situata ishte më e rënduar.

Edhe sot vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive mbi bazën e Pashalimanit si dhe në Malin e Dukatit, ku vijon beteja për shuarjen e tyre. /m.j

Niveli i rrezikut nga zjarret sipas IGJEUM

Next Post
VIDEO: Njëri me euro, tjetri me lekë / Dy shoferë tentojnë të korruptojnë policët

VIDEO: Njëri me euro, tjetri me lekë / Dy shoferë tentojnë të korruptojnë policët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

February 8, 2026
11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

February 8, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

February 8, 2026
“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In