Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron reshje intensive të shiut dhe rrezikun për përmbytje nga Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës në veri dhe Vjosa në jug.
Deri tani reshjet e denduara thuajse e kanë dyfishuar sipërfaqen e tokës së përmbytur në Shkodër.
Nën ujë gjenden 1330 hektarë. Problematike situata ka qenë edhe në Shijak, ku lumi Erzen doli nga shtrati në orët e para të mëngjesit duke përmbytur disa shtëpi, me nivelin e ujit që arriti në afro 2 metër.
Edhe dalja e lumit Ishëm nga shtrati shkaktoi përmbytje të qindra hektarëve tokë dhe disa shtëpive në fshatrat e Fushë-Krujës.
Në Elbasan reshjet e shirave kanë sjellë prurje të konsiderueshme të përrenjve dhe depërtimin e ujit në disa banesa.
Disa akse rrugore paten probleme për shkak të rënies së inerteve si pasoje e motit te keq. Energjia elektrike u ndërpre në disa zona.
Rëshkitje ka patur edhe në rrugën Lushnje-Hajdaraj dhe Lushnje-Lekaj, dhe Drejtoria e Emergjencave Civile u bëri thirrje përdoruesve të rrugës që të bëjnë kujdes.
Në Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Në disa rrugë makinat lëvizin vetëm me zinxhirë.
/a.r