• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi: Votat e PDIU-së për atë që del forcë e parë

by Java News
14/06/2017 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i ftuar në “Fiks Fare” deklaroi se do t’i bashkohen në koalicion forcës politike që do të fitojë këto zgjedhje, me kushtin e vetëm që të pranojnë të mbështesin çështjen çame me hapa konkretë.

Mes batutash, Idrizi deklaroi se nuk është antigrek, por nëse do të ndodhej në rrezik për jetën, nuk do të pranonte me vetëdije një transfuzion gjaku, duke ditur se dhuruesi është një shtetas grek. Prezantuesit e përshëndesin në gjuhën greke.

Idrizi- Mos kam hyrë gabim?

– Jo, jo, na fal se të ngatërruam me Vangjel Dulen

Idrizi – Jo, nëse doni ta vazhdoni siç e nisët, më duhet përkthyes, por të vetmin çam që njoh nga Filati është Filipi dhe ai mund të më ndihmojë

Mund ta drejtojë partinë tuaj një lushnjar, një pogradecar, një tropojan, apo duhet të jetë patjetër çam?

Idrizi- Ne vërtet e kemi hapur partinë, e kemi bërë parti kombëtare. Nga Tropoja në Konispol kemi kudo anëtarësinë tonë, por unë mendoj që deri sa të zgjidhet çështja çame, patjetër që duhet të drejtohet nga një çam.

Është e vërtet që çamët nuk janë fare tifozë me Partizanin?

Idrizi- Unë e di që presidenti i Partizanit është një çam me të cilin kam një problem shumë të madh, sepse vetëm kur luan Tirana me Partizanin, unë nuk kam çfarë bëj, jam me Tiranën. Jam me Tiranën, kam luajtur futboll për Tiranën dhe do të ngelem me Tiranën dhe ka shumë çamë që janë tifozë me Tiranën

– Kalojmë pak tek tepsia

Idrizi- Ta marr këtë tepsinë unë, e para kam nevojë për një sqarim kjo është tepsi apo është timon?

Tepsi

Idrizi- Jo se ai që ka timonin ka dhe tepsinë

Sa vend ke pasur tek kjo tepsia ti?

Idrizi- Meqë u kthye në muhabet tepsie ne kemi pas nga kjo tepsia, e sheh këtë vrimën këtu ,

– Po e shohim, Vrima e Shpëtimit

Idrizi-
Ne kemi pasur nja 0.4% të të gjithë kësaj , jo se s’mundeshim të kishim më shumë, se i kishim numrat për t’i hyrë tepsisë mbarë, por me thënë te drejtën për bështetjen që kemi gjetur për çështjen çame, padyshim që ia kemi lënë tepsinë që ta hanë . Tepsinë ta hanë siç e kanë ngrënë për 27 vjet, po të paktën të mbajnë mirë timonin. Ne kemi marrë ça na kanë lënë se nuk na kanë pyetur , e dyta dhe më e rëndëshishmja, ne kërkuam dhe shkëmbyem me ministritë dhe me gjithë gjerat e tjera postin e zëvëndës ministrit të jashtëm dhe postin e nënkryetarit të kuvendit, që do të thotë që mbas 70 vjetësh në Shqipëri për herë të parë ka një nënkryetar kuvendi nga shqiptarët e Çamërisë dhe para 3 vjetësh për herë të parë ka pasur një zëvëndës ministër nga shqiptarët e Çamërisë, kështu që mos u mërzisni ju të tjerët për dimesionet e tavës.

Çfarë të keqe ka tani që të jenë në të njëjtën listë Dule dhe Tahiri?

Idrizi-
Një minoritar në listën e kujtdo edhe të PDIU-së do ishte i mirëpritur, madje dhe do e stimulonim, por Dulja është një njeri që iku nga nënkryetar kuvendi se u bëra unë.

E dyta ne kemi kërkuar vazhdimisht një minutë heshtje në parlament për 27 qershorin, që është dita e masakrave në Çamëri. U çuan 138 deputetë, i vetmi që rrinte ulur në … s’po e vazhdoj, ishte Dulja, dukë na fyer edhe njëherë kujtimet. Mbaj mend tani, që Dashi u ngrit që ta rrihte. Pastaj dha një deklaratë, që nuk ekziston çështja çame .Dashi tha që do e kap për veshi DUlen që t’i tregoj Çamërinë dhe unë sigurisht që u habita.

T’u themi tani çamëve që Dashi jo vetëm që s’e kapi për veshin ,por e ka marrë Dulen kalapiç që ta nxjerrë deputet, tani kjo është një çikë e tepërt.

Dashi ka thënë që ti e ke shitur partinë

Idrizi – Unë partinë tani e kam aty,PDIU-ja është aty, rritet çdo ditë, nuk kam kujt t’ia shes.Unë e kam bër ënjë shitje me sa duket,kam shit Dashin ke Dulja dhe tani do t’u themi çamëve që votoni për Dash grekun dhe minitoritetit votoni për DUle çamin

Për kë do të votojë tregu çam?

-Vota është e fshehtë, por do votojnë për PDIU-në

-Mirë në Elbasan keni Qifin, po në vendet e tjera keni besim tek komisionerët e PS-së, PD-së?

Idrizi- Qifin mos ma luaj, se Qifi është një njeri që nga mëngjesi deri në darkë e ke pranë njerëzve dhe për shkak të një sistemi që ne kemi, këta kandidatët për deputet që i marrin kollovarë dhe i sjellin nga zonat e tjera e i çojnë në Elbasan nuk i njohin fare, ndaj janë gjithë kohën duke mbështetur Qifin i cili është kthyer një forcë e madhe dhe ka për të dalë e para nuk them se e kanë zënë këto tre të tjerat, por të jeni të bindur që do dalë o forcë e dytë o e tretë. Pardje për herë të parë kolegji zgjedhor për shkak edhe të OSBE, ODHIR që e kishte lënë taksative që në 2015 ia hoqën numëruesin PDIU-së, më në fund KQZ vendosi që ne në këto zgjedhje do të kemi numërues dhe për herë të parë nuk do kemi aq vota sa na kanë lënë, se të tjerat i kanë marr për qejf, po do të kemi aq vota sa do të na japin shqiptarët. Unë e kam pasur të qartë që në fillim që e mora drejtimin e partisë, që nëse çështjen çame do e lësh vetëm me çam dhe PDIU-në do e lësh vetëm me çam kjo parti nuk ka për t’u rritur asnjëherë dhe çështja çame nuk do të përfitojë asnjëherë. Prandaj e kemi zgjeruar PDIU-në edhe me kauzat edhe me njerëz dhe më vjen mirë që e gjithë ajo anëtarësi mbështesin çështjen çame, sepse çështja çame plotëson hartën e kombit shqiptar.

Na thuaj të vërtetën me kë kryeministër do bëje koalicion me Bashën, me Metën, me Ramën me Nanon apo me Dulen?

Idrizi-
Këta dy të fundit nuk konkurojnë, këta tre të tjerët kanë thënë se do dalin të parët edhe unë jam duke pritur, kush të dal partia e parë dhe që ka nevojë për votat e PDIU-së do i shkojë me një copë letër, të cilën e kam bërë gati dhe do i them: Kush do ta mbështesë çështjen çame dhe rezolutën dhe hapat konkretë, se boll kemi folur.

E dyta kush do e bëjë Ministrine e Diasporës e shumë gjëra të tjera, po që do i them në fushatë.

-Supozojmë je keq të duhet gjak dhe nuk ka gjak në Shqipëri, duhet të vijë vetëm nga Greqia . Do e marrësh ti gjakun grek?

Idrizi- A ka mundësi të mos ma thoni se nga vjen ky gjaku kur të ma jepni, më mirë të mos e di. Por mund ta marr edhe në subkojshencë se sa të më thoni gjak grek do më bjerë të fikët e do ma jepni prapë. Por përveç kësaj unë nuk kam asgjë me grekët, përkundrazi ne duam të shkojmë atje në tokat tona pra të fitojmë të gjitha të drejtat tona.

-Më fal po pse nuk kërkoni pashaportë greke ju?

Idrizi- E para njëherë nuk më ka shuar në mend…Po ma dhanë, do marr edhe nja 100 mijë çamë të tjerë që duhet të kthehen në Greqi të marrin pronat dhe patjetër që do ta marrim të gjithë bashkë dhe do shkojmë prapë tek vendi ynë.

–I ke parë këta kinezët se i shohim të gjithë me logon e PDIU-së,ke bërë fushatë në Kinë apo si është puna?

Idrizi-
Ju më keni dëgjuar mua kur kemi thënë që e kemi ndërkombëtarizuar çështjen çame

-Deri në Kinë e keni çuar?

Idrizi- Poooo

-Sikur 1 % e kinezëve të vijnë të votojnë të mbështesin PDIU-në, e mori (qeverinë)

Idrizi- Po ju sikur të jeni tek mendja ime. A e keni parë që edhe sondazhet na nxjerrin 1%?

1% janë 14 milion kinezë dhe e kemi zgjidhur këtë punë.

Next Post
Dokumenti i 1973/Burgjet e ferrit komunist, si i hapej rrugë pedofilisë

Shkarkimet e drejtorëve në burgje, ja emrat e rinj që i zëvendësojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë

Qëllohet me armë gjatë një konflikti në Velipojë, dy persona në spital

June 8, 2026
‘Partizani’, ish-ministri Ruli ia lë përgjegjësinë Berishës: Iu binda programit të qeverisë, ishte në plan që pronat t’ua kthenim pronarëve!

‘Partizani’, ish-ministri Ruli ia lë përgjegjësinë Berishës: Iu binda programit të qeverisë, ishte në plan që pronat t’ua kthenim pronarëve!

June 8, 2026
“Ka transformuar Tiranën”, urbanisti i njohur në mbështetje të Veliajt: Mbajtja e tij në paraburgim dëm për qytetin dhe qytetarët

“Ka transformuar Tiranën”, urbanisti i njohur në mbështetje të Veliajt: Mbajtja e tij në paraburgim dëm për qytetin dhe qytetarët

June 8, 2026
Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

June 8, 2026
Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar më parë në Greqi, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi

Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar më parë në Greqi, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi

June 8, 2026
ISHP nis dezinsektimin ndaj mushkonjave, Ulqinaku: Jemi të pafuqishëm pa ndihmën e bashkive dhe privatit

ISHP nis dezinsektimin ndaj mushkonjave, Ulqinaku: Jemi të pafuqishëm pa ndihmën e bashkive dhe privatit

June 8, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Kaja Kallas apel liderëve politikë: Formoni sa më shpejt qeverinë

Zgjedhjet në Kosovë, Kaja Kallas apel liderëve politikë: Formoni sa më shpejt qeverinë

June 8, 2026
Teherani reagon pas akuzave të Ramës për luftë hibride: Ai po fajëson Iranin për të shmangur përgjegjësinë ndaj shqiptarëve!

Teherani reagon pas akuzave të Ramës për luftë hibride: Ai po fajëson Iranin për të shmangur përgjegjësinë ndaj shqiptarëve!

June 8, 2026
Del fotoja, ky është autori i vrasjes në Kamëz!

Del fotoja, ky është autori i vrasjes në Kamëz!

June 8, 2026
Amnistia penale/ “Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?” Gogu i përgjigjet deputetit të PD

Amnistia penale/ “Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?” Gogu i përgjigjet deputetit të PD

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In