• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi: Rama guximtar dhe dinjitoz, e përfaqësoi mirë kombin në Greqi

by Java News
23/11/2016 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“I konsideroj korrekte dhe me dinjitet qëndrimet e kryeministrit Edi Rama gjatë intervistës dhënë Televizionit grek, SKAI”. Ishte kjo deklarata e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi.

Idrizi është shprehur se kryeministri ka rrëfyer madhështinë e Kombit shqiptar në respektimin e të drejtave të minoriteteve, pavarësisht se bashkëkombësit e këtyre pakicave kanë ushtruar dhunë dhe genocid ndaj vetë shqiptarëve.

“I konsideroj korrekte dhe me dinjitet qëndrimet e kryeministrit Edi Rama gjatë intervistës dhënë Televizionit grek, SKAI. Opinionet e kryeministrit të Shqipërisë për Çështjen Çame, me gjithë dimensionin e saj njerëzor për diskriminimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut edhe sot e kësaj dite, janë mëse korrekte.

Anëtarët e komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë ende sot e kësaj dite e kanë të pamundur të lëvizin lirisht në Greqi, një vend europian, megjithëse kemi liberalizimin e vizave prej shumë vjetësh.

Pavarësisht lirisë së lëvizjes, të njohur tashmë nga të gjithë vendet anëtare të Shengen, ku bën pjesë edhe Greqia, çamët nuk mund të shkojnë as të vizitojnë vatrat e tyre.

As që bëhet fjalë këtu për ushtrimin e të drejtave pronësore apo të kenë varrezat e tyre në Çamëri për të rënët e genocidit të Napoleon Zervës a të partizanëve të rezistencës nazi-fashiste.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me këtë qëndrim të dinjitetshëm ka marrë guximin të davarisë fantazmat e të shkuarës duke dhënë një kontribut të çmuar që vetë Greqia të çlirohet prej tyre.

Kreu i qeverisë së Tiranës nuk ka bërë as më shumë e as më pak sesa ka rrëfyer madhështinë e Kombit shqiptar në respektimin e të drejtave të minoriteteve, pavarësisht se bashkëkombësit e këtyre pakicave kanë ushtruar dhunë dhe genocid ndaj vetë shqiptarëve.

Mesazhi im është që ne, shqiptarët luftojmë çdo ditë me forcën e shembullit të mirë dhe jo me parimin “sy më sy dhe dhëmb për dhëmb”, ka shkruar Idrizi në statusin e tij në facebook. shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Vrasësi bëhet gazi i botës, nuk godet objektivin nga 2 metra larg (VIDEO)

Vrasësi bëhet gazi i botës, nuk godet objektivin nga 2 metra larg (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Ngushticës së Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Ngushticës së Hormuzit

March 19, 2026
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In