• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi prezanton kandidatët në Berat: Mjaft votuam për ata që flasin për reforma e nuk bëjnë asgjë

by A R
07/06/2017 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me qytetarë të Beratit për zgjedhjet e 25 qershorit. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe kandidatët për deputet në qarkun e Beratit, ku lista kryesohet nga Albano Idrizi.

Kryetari i PDIU-së u shpreh se shqiptarët po e braktisin Shqipërinë, për shkak të politikës 27-vjeçare.

“Shqiptarët po ikin përditë, këtë vit janë 20 mijë shqiptarë që po e braktisin këtë vend për shkak të politikës 27-vjeçare që flet për reforma, por bën zig-zake e neve na le në vend. Flasin për reforma, por sa vijnë në pushtet bëjnë pauza. Flasin për integrimin, por kur dalin në opozitë ngrenë çadra një herë njëra palë, e një herë pala tjetra. Ne nuk duam politikanë që të konkurojnë për të qenë më të zot se aktorët e humorit, apo që na tregojnë librin “Liza në botën e çudirave” me atë që po ndodh në Shqipëri. Ne na duhen djem dhe vajza seriozë, që përfaqësojnë Beratin, që nuk janë të importuar nga Berati e ta shohin atë në kartolina. Kjo është arsyeja që ne duhet të bëhemi bashkë që t’u kthejmë shqiptarëve shpresën, një kumpt kombëtarist që ta duan këtë vend. Kumpti ynë kombëtarist është koha, sepse shqiptarët sot janë në kohën e lirisë, të vlerave, në kohën e më të mirëve, në kohën e kauzave idealiste dhe kombëtariste”, – u shpreh Shpëtim Idrizi.

Kryetari i PDIU-së theksoi se ndarja në 12 zona zgjedhore është e padrejtë, pasi vota nuk është e barabartë në të gjithë qarqet.

“A mund të më thoni pse sot e kemi ndarë Shqipërinë në 12 qarqe? Unë e di shumë mirë, padrejtësia historike neve na ndau në 5 shtete. Nuk e kuptoj pse na ndau në 12 qarqe dhe jo në 4 apo 5. Për të nxjerrë një deputet në Qarkun e Beratit duhen 13-15 % e votave, kurse në Tiranë duhen 2.7% e votave. Pse në Kukës për të nxjerrë një deputet duhen 33% e votave. Kjo është arsyeja pse vota e shqiptarëve nuk është e barabartë me këtë ndarje. E duam Atdheun, e duam kombin, i duam të gjithë shqiptarët aty ku i ka vënë Zoti nga Preveza në Mollën e Kuqe. PDIU rritet përditë, një parti e interesit kombëtar, çështjen çame e kemi bërë pjesë dhe plotësuese të hartës identitare të kombit shqiptar. Ne jemi parti që jemi gati të mbështesim në çdo rast interesat e shqiptarëve kudo që ata janë”,- tha kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Shpëtim Idrizi u kërkoi qytetarëve të Beratit që të votojnë PDIU-në dhe kryesuesin e listës në këtë qark, Albano Idrizin.

“Kemi Veç një Atdhe për të gjithë ata që duan ta lenë këtë vend! Kemi Veç një Atdhe për të gjitha ata që u është vrarë shpresa! Kemi veç një Atdhe për të gjithë ata politikanë që pasi e vjedhin dhe e shkatërrojnë këtë vend kanë nga një pasaportë tjetër dhe duan të ikin në një vend tjetër. Jo, ky vend ka shpresë për sa kohë ka shqiptarë që mendojnë si ne! Për sa kohë që ka djem si Albano Idrizi të cilët e duan këtë vend dhe janë qytetarë të parë të vendit ku kanë lindur. Prandaj unë ju ftoj që të votoni Albano Idrizin, votoni PDIU-në, votoni nr.13 në 25 qershor”, – u shpreh Idrizi.

Ndërkohë kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Beratit, Albano Idrizi, tha se: “Këtë mrekulli që zoti e krijoi me kaq kujdes dhe hijesi, e që ne e quajmë Berat, janë të mirëpritur ta vizitojnë të gjithë turistët, nga të katër anët e botës. Por, miqtë e mi, është koha që ne të largojmë me votë deputetët turistë që vetëm e zhvatën këtë qytet ndër vite. Ne do të trokasim në çdo derë, do të shkojmë kudo për të ftuar njerëzit që t’i bashkohen ndryshimit. Fati i Beratit varet në dorën tuaj! Në 25 Qershor ne nuk do të shkojmë thjesht për të votuar, por ne do të rishkruajmë me gërma të arta historine e re të Beratit dhe do të largojmë njëherë e përgjithmone besëprerët e politikës”./a.m.

Next Post
Dhunoi fëmijët në kopsht, “Arrest me burg” edukatores

Dhunoi fëmijët në kopsht, "Arrest me burg" edukatores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, seanca e radhës më 22 qershor

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, seanca e radhës më 22 qershor

June 8, 2026
Nesër provimi i gjuhës shqipes, Kumbaro: Maturantë përjashtoheni nëse shkelni rregulloren!

Nesër provimi i gjuhës shqipes, Kumbaro: Maturantë përjashtoheni nëse shkelni rregulloren!

June 8, 2026
Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë

Qëllohet me armë gjatë një konflikti në Velipojë, dy persona në spital

June 8, 2026
‘Partizani’, ish-ministri Ruli ia lë përgjegjësinë Berishës: Iu binda programit të qeverisë, ishte në plan që pronat t’ua kthenim pronarëve!

‘Partizani’, ish-ministri Ruli ia lë përgjegjësinë Berishës: Iu binda programit të qeverisë, ishte në plan që pronat t’ua kthenim pronarëve!

June 8, 2026
“Ka transformuar Tiranën”, urbanisti i njohur në mbështetje të Veliajt: Mbajtja e tij në paraburgim dëm për qytetin dhe qytetarët

“Ka transformuar Tiranën”, urbanisti i njohur në mbështetje të Veliajt: Mbajtja e tij në paraburgim dëm për qytetin dhe qytetarët

June 8, 2026
Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

June 8, 2026
Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar më parë në Greqi, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi

Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar më parë në Greqi, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi

June 8, 2026
ISHP nis dezinsektimin ndaj mushkonjave, Ulqinaku: Jemi të pafuqishëm pa ndihmën e bashkive dhe privatit

ISHP nis dezinsektimin ndaj mushkonjave, Ulqinaku: Jemi të pafuqishëm pa ndihmën e bashkive dhe privatit

June 8, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Kaja Kallas apel liderëve politikë: Formoni sa më shpejt qeverinë

Zgjedhjet në Kosovë, Kaja Kallas apel liderëve politikë: Formoni sa më shpejt qeverinë

June 8, 2026
Teherani reagon pas akuzave të Ramës për luftë hibride: Ai po fajëson Iranin për të shmangur përgjegjësinë ndaj shqiptarëve!

Teherani reagon pas akuzave të Ramës për luftë hibride: Ai po fajëson Iranin për të shmangur përgjegjësinë ndaj shqiptarëve!

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In