• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi: Partitë të dalin vetëm në zgjedhje, më pas të mendohet për koalicionet

by Java News
24/03/2017 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PDIU-­së, Shpëtim Idrizi, aleati i kryeministrit Edi Rama ka folur sot për koalicionet zgjedhore. Ai tha se partite duhet të hyjne veç e veç në zgjedhje dhe me pas të mendohet për koalicionet.

“Sistemi ynë zgjedhor nuk është një sistem ku qytetarët të kenë akses të barabartë dhe të jetë transparent. Do doja t’ju pyesja juve, a e dini se përse Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe dhe pse jo në më pak apo më shumë? E dini pse?! Sepse jemi të detyruar që të hyjmë në koalicione dhe prandaj PDIU e ka theksuar që, le të shkojnë të gjitha partitë jashtë koalicioneve. Le të shkojnë përballë qytetarit. Të marrë gjithsecili votën dhe peshën që i takon e më pas të bëjmë koalicionet. Prandaj propozimi ynë është të bëjmë një proporcional kombëtar. Po flitet shumë për votën, transparencën apo numërimin elektronik. Le të kalojmë në numërues jo politik. T’i japim mundësi të numërojnë votat qytetarët, t’i japim mundësi atyre që nuk janë pjesë e sistemit politik, të jenë noterë, të jenë mësues apo çdokush tjetër. Është koha dhe ne mund ta bëjmë atë që quhet numërimi elektronik. Kjo që ne po themi dhe çdo gjë tjetër është plotësisht e mundur të bëhet, nëse ekziston vullneti politik dhe politika shqiptare ka treguar në këto 25 vite pluralizëm, që ka qenë jashtëzakonisht e aftë për të prodhuar kriza dhe ka qenë totalisht e paaftë për ti absorbuar këto kriza”, u shpreh kryetari i PDIU-së në takimin me të rinjtë dhe simpatizantët në Bërzhitë.

Gjithashtu Idrizi tha se votat e PDIU-së kanë qenë gjithmonë për reformat më të rëndësishme të vendit, siç është reforma administrative, reforma në drejtësi etj.

Sipas Idrizit, vetëm me një pakt kombëtar mund të kalohet kriza aktuale politike.

“Nëpërmjet një pakti kombëtar do të mund të votohet reforma në drejtësi, por do të vijohet edhe me proceset e integrimit. Ky pakt kombëtar do të bëjë të mundur që të gjitha forcat politike të ulen në një tavolinë dhe ti jepet fund krizës politike”, deklaroi ai.

a.ç
Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Presidenti dekreton datën 7 maj për zgjedhjet në Bashkinë e Kavajës. A do të marrë pjesë PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In