• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Idrizi paralajmëron kërkesën për post ministror: Jemi forcë e katërt!

by
27/06/2015 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i numërimit të votave për Këshillat Bashkiakë tashmë ka përfunduar, dhe rezultati i zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit nxorri Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet forcë të katërt politike.

Kryetari i saj Shpëtim Idrizi e konsideroi këtë rezultat një fitore, përmes të cilës u siguruan 60 këshilltarë në të gjithë vendin, ndërsa u fituan tre bashkitë që PDIU kishte kandidatë si pjesë e koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane.

Në një prononcim për mediat Idrizi tha se u futën në këtë garë në kushte të pabarabarta, ndërsa duhen zgjidhur problemet që u shfaqën për shkak të kodit zgjedhor.

Por rezultati pozitiv përkthehet në marrëveshje politike për poste në çdo nivel të qeverisjes deri në kabinetin qeveritar.

Në këtë mënyrë, nisur edhe nga rezultati në zgjedhje, Idrizi paralajmëroi një përfaqësim të PDIU në të gjitha nivelet qeverisëse, përfshirë edhe poste ministrore.

“Në kuadër të ASHE-së, ne fituam 3 bashki nga 3 ku vendosëm kandidatët tanë të përbashkët dhe u rritem nga 45 mijë në 60 mijë vota. Ne kemi 60 keshilltarë. Kjo do të thotë se ne kemi rritur, mbështetjen elektorale me 35 përqind më shumë se më 2013. Veçanerisht dua të pershendes fitoret e kandidatëve tanë për kryebashkiakë.

Të tre kandidatët e propozuar nga PDIU në kuadër të Aleancës për Shqiperinë Europiane në Bashkitë e Peqinit, Konispolit dhe Rrogozhinës korrën fitore spektakolare.” tha Idrizi

Next Post

Meta mposht Doshin, LSI forcë e dytë në Shkodër, e parë në Malësinë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com