• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi, një mesash për Bushatin: Ktheu nga Greqia si Ditmir dhe jo si Dhimitër

by Aalison Pearse Stevens
20/03/2016 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë para se ministri i Jashtëm të udhëtojë drejt Athinës, kryetari i PDIU-së i përcjell mesazhin që krahas axhendës diplomatike duhet të trajtohet dhe çështja çame e shqiptarëve të Çamërisë. Në një konferencë për median paraditen e tw dielws, Idrizi vlerësoi pozitivisht vizitën e Bushatit në Greqi dhe i kërkon të të ngrejë çështjen çame.

“Krahas axhendës diplomatike për heqjen e ligjit të luftës, rinegocimin e marrëveshjes së Ujërave apo marrëveshjes së kufijve tokësorë, marrëveshjes për sigurimet shoqërore për emigrantët shqiptare që punojnë në Greqi, hapjes së shkollave shqipe për fëmijët e emigrantëve në Greqi etj, Ju drejtohem për Çështjen e Shqiptarëve të Çamërisë, që është edhe në programin e qeverisë Suaj. Rezoluta e datës 8.4.2004 e Kuvendit të Shqipërisë për Çështjen Çame ju ngarkon që ta trajtoni gjerësisht, pa tabu, pa tërheqje dhe publikisht Çështjen e Shqiptarëve të Çamërisë”, tha Idrizi.

Ai  dhe një mesazh tjetër për krydiplomatin shqiptar.

“Zoti Ministër, po ju kujtoj që të ngrini me palën greke kërkesën e kahershme të Shoqatës Çamëria, për ngritjen e Varrezave të Shqiptarëve Çamë, të vrarë masivisht në Çamëri, për të cilët ne disponojmë dhe hartat e vendosjes së tyre. Kjo kërkesë duhet vlerësuar si humane, për çdo njeri që lë këtë botë, por dhe si reciprocitet të kërkesës së palës greke për ngritjen e 4 varrezave të tjera të ushtarëve greke të vrarë në Shqipëri, përveç 2 varreza që tashmë janë ngritur. Zoti Ministër, Ju kujtoj faktin së në hollin e Ministrisë së Jashtme Greke ku ju do të mbani konferencën Tuaj për shtyp me homologun grek është zhvilluar një konferencë për Çështjen Çame. Kjo është një arsye më shumë që t’Ju ftoj të thoni të vërtetën e pakundërshtueshme, të shqiptarëve të Çamërisë, të kombit tonë, timin, tuajin! Sepse e vërteta tremb vetëm ata që janë në anën e gabuar. Ju ftoj që të mbroni dinjitetin kombëtar dhe parimet e vlerat evropiane, në takimin tuaj në Athinë dhe jam besimplotë se do të ktheheni në Tiranë si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë me emrin DITMIR e jo si Dhimitër”, tha ai.

Next Post

Nisen për stërvitje ushtarake në Bizë, ia shtrojnë me raki në lokalin e fshatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In