• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Idrizi: Ministri grek, retorikë neonaziste në mes të Tiranës

by
15/07/2015 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek në Tiranë.

Idrizi thotë se deklaratat e tij janë folklorike dhe provinciale. Ai tha se është turp për një përfaqësues të vendit të Aristotelit, të vijojë me një retorikë neonaziste në qendër të Tiranës.

“Jam thellësisht i zhgënjyer për deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias në Tiranë në lidhje me çëshjten çame. Me sa duket z. Kotzias ka përzgjedhur të mësojë historinë e ekstremit të djathtë të Napoleon Zervës dhe jo ashtu sIç ka ndodhur në të vërtetë.

Qëndrimi i tij ndaj çështjes çame, duke kërkuar edhe një herë “fajtorët“ te viktimat është një qëndrim folklorik, tipik i provincializmit ballkanik dhe në kontrast të dukshëm nga qëndrimi fisnik e me vlera evropiane që mbajti një ditë më parë Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shultz, i cili kërkoi falje për masakrat e nazizmit.

Natyrshëm lind pyetja: Po ju z. Kotzias do të kërkoni falje për 5100 të vrarë, të masakruar e të përçunduar nga një bashkëpunëtor i nazizmit si Napoleon Zerva? Po për pjesën tjetër të dëbuar në një spastrim të pastër etnik? Për 5900 shtëpi të djegura e të shkatërruara? Për dhjetra çamë ortodoksë të vrarë brutalisht për të dhënë shembullin të pjesa tjetër? Është turp për një përfaqësues të vendit të Aristotelit, të vijojë me një retorikë neonaziste në qendër të Tiranës.

Batalioni “Çamëria” dhe batalioni “Ali Demi” janë faktet historike që askush nuk mund t’i mohojë. Ata që luftuan paepur nazistët, të cilët sot z. Kotzias i mbron me fanatizëm, janë shembulli i gjallë i luftës së drejtë të shqiptarëve të Çamërisë.

Ligji i luftës mes dy vendeve, një fantazëm historike që u miratua nga kryetari i Partisë Nacional-Socialiste Greke, Metaksas, fatkeqësisht sot mbretëron si ligj dhe si mendësi në qeverinë e re greke, që me sa duket ka humbur çdo lidhje ne antifashizmin nga buron dhe ka kaluar në përqafimin e ideve të papranueshme për Evropën.

Çdo mendje e shëndoshë beson tek drejtësia evropiane dhe jo te falimentuesit e një vendi evropian, që sot kanë humbur busullën e orientimit të tyre historik e politik”, tha Idrizi.

Next Post

Videolajm/ Laç, makina ka defekt?... Jo, fshihej një gjarpër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

October 19, 2026
Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

October 19, 2026
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

October 19, 2026
Lodhesh kot Sali!

Lodhesh kot Sali!

October 19, 2026
Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

October 19, 2026
Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

October 19, 2026
Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

October 19, 2026
Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

October 19, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Demokraci apo lotari e kaosit?

October 19, 2026
Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com