Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i shoqëruar kryesuesit e listës për Këshillin Bashkiak të Tiranës niswn fushatën zgjedhore në kryeqytet.
Ndalesa e parë ishte në zonën e Ali Demit, ku u prezantua oferta programore e PDIU-së për pushtetin vendor, nga disa studiues të rinjë, të cilët janë hartuesit e këtij programi.
Në fjalën e tij, Idrizi ka vënë theksin tek ndryshimet që duhet të pësoj Tirana, duke nisur që nga infastruktura, shkollat e reja dhe krijimi i hapsirave të gjelbërta për qytetarët. Ai u shpreh se pavarësisht ndërhyrjeve të shumta që nevojiten, Tirana duhet të ruaj identitetin e saj.
“Tirana ka nevojë jo vetëm të zgjerohet, ka nevojë që jo vetëm të ketë një sinergji nga periferia në qytet, por ka nevojë që ta ruaj edhe identitetin e saj. Ta ruaj edhe Pazarin e Ri edhe Medresenë edhe sheshet e vjetra edhe lagjien e Tabakëve me Urën e saj, pra te ruaj identitetin e saj prej tiransi, akoma më shumë që qytetarët e Tiranës kanë qenë qytetarët më mikpritës, më zemër dhe dyer hapur për të gjithë shqiptarët, ngado që ata kanë ardhur.” – u shpreh kryetari i PDIU.
Në fund të fjalës së tij, ai shprehu bindjen se më 21 qershor, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet do të katërfishoj votat e saj në të gjithë Shqipërinë.









