Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet ka komentuar çështjen ‘Beleri’, për të cilën thotë se duke i dhënë aq shumë peshë, është pikërisht ajo çka do më shumë edhe Greqia.
Sipas tij, kjo çështje është “kali i Trojës” për Athinën, pasi ndonëse nuk është çështje e minoritetit grek, ata po përpiqen ta ruajnë si të tillë.
Idrizi thotë se Greqia në fakt ka shfrytëzuar çdo rast për të përdorur fuqinë e saj mbi Shqipërinë, dhe gjithnjë e ka penguar rrugën e saj me qëllim “realizimin e kërkesave të kahershme për të bërë fakt Vorio Epirin.”
Shpëtim Idrizi: T’i japësh kaq peshë rastit Beleri është pikërisht ajo çka do Greqia. Beleri është një kalë troje, i cili është futur… minoriteti mund të zgjidhte një përfaqësues shumë më të mirë, por për turpin e atyre që e kandiduan u zgjodh një person, i cili kishte rekorde dhe ndjeshmëri shumë të mëdha nga qytetarët shqiptarë.
Një njeri i tillë, jo vetëm për shkak të formimit të mangët, por edhe sepse ka rekorde shumë të mëdha.
Retorika e tij është e papranueshme e cila ngjall këtë urrejtje kombëtare, flet për shqiptarët që vijnë nga Kaukazi dhe për histori që nuk i bëjnë nder një personi publik.
Të diskutojmë tashmë për Belerin i cili ka fituar me një grusht votash, dhe ndërkohë dhe për ato akuzohet për vjedhje.
Ajo që kontraston është pikërisht se një çështje të tillë, që ky njeri nuk ka fituar me votat e monoritetit, pra që nuk ka lidhje me çështje të minoriteti, por që Greqia ka shfrytëzuar çdo rast edhe këtë për të përdorur duart e forta mbi Shqipërinë.
Ne, gjatë gjithë kohës, jo vetëm që jemi penguar, por ka tentuar gjithmonë të marrë nga një pjesë të asaj që kanë qenë kërkesat e kahershme të Greqisë për të bërë fakt Vorio Epirin./m.j