• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

IDRA befason: Për shqiptarët s’është më problem komunizmi por ekonomia

by A R
05/12/2016 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Rezultati i një anketimi të fundit, mbështetur nga OSBE-ja në Tiranë, ka nxjerrë përfundime interesante sa i përket Komunizmit, Dosjeve të Spiunëve, të persekutuarve etj.

Kanë qenë disi befasuese konkluzionet e nxjerra nga ana e IDRA-s në anketimin e titulluar “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen”, në një aktivitet realizuar nga OSBE dhe Ambasada gjermane në Tiranë dhe të prezantuara në orët e fundit te Rogner. Publiku, me qartë gati njëmijë personat e pyetur, të tre fashave moshore, kanë dhënë përgjigje interesante sa i përket perceptimeve për komunizmin, Enver Hoxhën, figurat e larta të PPSH-së, Hapjen e Dosjeve dhe prioritetet e ditëve tona.

Në pjesën më të madhe, anketimi i realizuar në terren nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), ka nxjerrë se qytetarët nuk u bën më aq shumë përshtypje e shkuara komuniste apo ta shohin si një problem kryesor, krahasuar me shqetësimet e tjera të mëdha që ka vendi. Ato janë ekonomia, korrupsioni, keqadministrimi i vendit etj. Ç’është me e habitshme është se përveç të persekutuarve, por edhe ndër ta, një fashë jo e vogël nuk e shohin më si problem sesa shohin të përditshmen dhe të ardhmen.

Por nëse pjesa më e madhe e mbështet Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit, pjesa më e madhe duket se as nuk e ka marrë mundimin ta shikojë Ligjin, që lidhet me këtë proces. Nga studimi i anketës del se njerëzit janë më shumë të interesuar për Lustracionin si proces. Nuk ka shumë interes për marrjen e të dhënave nga dosjet porse pjesa më e madhe është e bindur për dobinë e këtij ligji. .

Çfarë e bën disi të habitshëm këtë anketim është se njerëzit pothuaj kanë njohuri minimale për figurat kryesore të regjimit komuniste dhe madje diferencat e perceptimeve janë edhe gjeografike, sepse Veriu i vendit është pothuaj i panjohur me zhvillimet, porse një shqetësim që lind nga kampioni i marrë është se nuk njihen mirë edhe të persekutuarit.

Ndërkohë që televizioni ka luajtur rol të madh për dhënien e informacionit sa i përket të persekutuarve dhe komunizmit, shkolla pothuaj nuk e ka përmbushur fare këtë mision. Duket se edukimi më i mirë i publikut vjen edhe nga televizioni dhe programet.

Një fakt tjetër që bën disi habi është se gjysma e të anketuarve e shohin komunizmin, “si ide e mirë, por e zbatuar keq”, kurse vetëm një e treta e shikon “ide të keqe”, ndërsa më e pakta, që duhet të përfshijë disi nostalgjikët e mendon “si ide të mirë dhe të zbatuar mirë”. Jo fort çuditërisht, dy qytetet kryesore të vendit Tiranë dhe Durrës i përmbahen faktit se  komunizmi ishte i keq, kurse rajoni juglindor e mendon komunizmin si “ide të mirë por jo e zbatuar si duhet”.

Ndërkohë, një pyetje është bërë sa i përket nostalgjisë për kohën e komunizmit. Përgjigja e fashës së gjerë ka qenë se ishte e mirë sa i përket sigurisë, sistemit arsimor dhe atij të shëndetësisë, kurse kuptohet se në masë bihet në emërues të përbashkët për lirinë e shprehjes. Këtë e shtojnë edhe sa i përket problemit ekonomik.

Më interesante ende është trajtimi që behet ndaj figurës së Enver Hoxhës, ku gjysma e popullsisë e shikon si pozitiv, aq sa gjysma tjetër e shohin si negativ. Grupmosha deri në 35 vjeç është gati kategorike për rolin e tij negativ, kurse Jugu dhe Juglindja beson se ai ka pasur rol pozitiv në zhvillimet e vendit. Më të arsimuarit ndajnë mendime negative për rolin e Enver Hoxhës, Nexhmije Hozhës dhe Ramiz Alisë, kurse një pjesë jo e vogël kanë pak njohuri për ta.

Në fakt, anketimi i fundit e përbën një hap, porse interesant mbetet paraqitja dhe interpretimi, të cilat duan punë të mëtejshme vëzhguese, ndërsa duket se zhvillimi i viteve të fundit ka bërë që publiku të jetë shumë i ndarë sa i përket qëndrimeve.

Duket se tashmë në shqyrtime të tilla nuk duhen më vetëm politologët dhe sociologët porse edhe antropologët.

Anketa kombëtare u realizua me pjesëmarrjen e 995 personave, ku përzgjedhja u bë me disa faza. Qendrat e votimit të caktuara në zgjedhjet e fundit shërbyen si njësi parësore kampionimi, duke përdorur një formulë që gjeneronte numra të rastësishëm, duke marrë me këtë rast edhe parasysh numrin e votuesve në çdo qendër dhe dimensionin urban me atë rural.

Kampioni mori si bazë tre grupmosha atë nga 16-35 vjeç, atë nga 36-55 vjeç dhe atë mbi 55 vjeç. Kanë dominuar gratë, kjo mbase se edhe një pjesë ishin gra, në masën 61%.

Anketimi ishte pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Platforma e Dialogut Kombëtar rreth Shkeljes së të Drejtave të Njeriut gjatë regjimit të mëparshëm komunist në Shqipëri”, zbatuar me mbështetjen e RFGJ-së. (Javanews)

 

Next Post
PD akuzon sërish Ramën: Tenderi i Sadriut i kushtoi shtetit 200 mln lekë më shumë

PD rikthen akuzat ndaj Ramës për foton me Obamën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

February 27, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

February 27, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Riformatimi i qeverisë si mekanizëm akumulimi pushteti

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

February 27, 2026
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

February 27, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Të gjithë të mërzitur nga qeveria e re, përveç SPAK

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In