• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Idomeni, nis evakuimi i kampit të refugjatëve

by Java News
24/05/2016 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia ka nisur evakuimin e mijëra emigrantëve të bllokuar në kampin provizor të Idomenit, në kufirin me Maqedoninë. Autobusët e parë me refugjatë janë larguar prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa operacioni vazhdon pa probleme.

Forca të shumta policore që kanë mbërritur të hënën në mbrëmje ndodhen në kamp dhe kanë filluar me anë të përkthyesve të ndihmojnë fillimisht evakuimin e familjeve me fëmijë të vegjël që ndodhen në çadrat provizore në anë të kampit, duke u kujdesur që të lirojnë njëkohësisht dhe linjën hekurudhore mes dy shteteve, që vazhdon të jetë e bllokuar për mëse dy muaj.

Gjithashtu, policia, që monitoron operacionin edhe me helikopter, ka larguar të gjithë gazetarët vendas dhe të huaj nga kampi që prej pasdites së të hënës dhe tashmë nuk lejon asnjë përfaqësues të shtypit të jetë i pranishëm në operacion, duke i mbajtur kamerat në një distancë të largët nga kampi, aty ku mund të shihen vetëm autobusët kur largohen.

Deri tani nuk ka pasur kundërshtime nga ana e refugjatëve dhe një pjesë e mirë e tyre tashmë shohin se është pa kuptim qëndrimi në këtë kamp provizor, në kushte tepër të vështira, pasi edhe shpresat për hapjen e kufirit janë venitur. Por ende ka një numër të konsiderueshëm të cilët nuk duan të largohen.

“Evakuimi do të vazhdojë të paktën një javë dhe nuk do të përdoret forca”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë për çështjet e krizës së refugjatëve, Jorgos Kiritsis, që ka bërë me dije se rreth 8.500 refugjatët që kanë mbetur në Eidhomeni do të çohen në 6 kampe të zëna me qera në zonën industriale të Selanikut, por edhe në kampe të tjera në zona të ndryshme të Greqisë perëndimore. Vendimi i qeverisë për evakuimin e Eidhomenit është pritur pozitivisht edhe nga Komision Europian.

TCH/d.i.

Next Post

Dekriminalizimi, Nishani nuk publikon formularët e prokurorëve dhe kreut të SHISH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In