• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ideologji e kundërt, por lajka për njëri-tjetrin! Çfarë i tha kryeministri britanik, Trumpit?

by A R
27/01/2025 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse hendeku mes profileve të tyre politike dhe ideologjike është i gjerë sa vetë Oqeani Atlantik, Donald Trump dhe Sir Keir Stamer, biseda e parë që kreu i Shtëpisë së Bardhë e bërë me një udhëheqës perëndimor të rëndësishëm pas inaugurimit, duket se ka qenë e ngrohtë dhe personale.

Pasi ka ngushëlluar kryeministrin britanik për humbjen e vëllait dhe duke folur me superlativa për familjen Mbretërore, Trump dhe Stamer gjatë 45 minutave të bisedës mes tyre kanë rënë dakord të takohen së shpejti dhe të diskutojnë më tej për marrëdhëniet bilaterale dhe ato me interes të madh ndërkombëtar.

Tradicionalisht presidentët amerikan të parën vizitë jashtë e bëjnë në Britani, por kësaj here Trump tha ajo mund të jetë si Arabia Saudite ashtu edhe Britania.

Varësisht se ku do shkoj fillimisht Trump, padyshim Britania do jetë stacioni i pare i tij në kontinentin evropian, duke konfirmuar marrëdhëniet speciale mes dy aleatëve më të ngushtë tradicional.

Interesante në këtë bisede ka qene uvertura e kryeministrit britanik ku ai gjate bisedës ka thënë se planifikon të shkurtoj rregullat në përpjekje për të përmirësuar ekonominë britanike, çështje kjo prioritare në fushatën e Trump. Por dukshëm nuk është folur për rritjen e shpenzimeve të vendeve anëtare të Nato-s siç kërkon Trump apo Ukrainën.

Nuk dihet sa do zgjas muaji i mjaltit politik mes dy aleatëve të mëdhenj ku raporti mes të dy liderëve është i rëndësishëm për marrëdhëniet anglo-amerikane, por edhe ato ndërkombëtare.

Gjatë të hënës dy ministrat e jashtëm Rubio dhe Lammy do bisedojnë më hollësisht për këto raporte.

Më herët Trump ka vlerësuar publikisht cfarë ka bërë deri më tani Stamer si kryeministër i Britanisë në kontrast me komentet e njeriut të afërt të tij, Elon Musk, njeriut më të pasur në bote, bosit të Teslas dhe platformës X.

Pavarësisht tonalitetit të ngrohtë dhe diplomatik të liderët do duhet të jenë fleksibël dhe akomodues në maksimum mes tyre, ku sfida më e madhe është dakortësimi në publik i ujdive dhe akordeve politike dhe ekonomike mes Uashingtonit dhe Londrës në një botë të paparashikueshme me liderin më të rëndësishëm të Botës së Lirë edhe më të paparashikueshëm se në mandatin e parë.

Next Post
Tabaku ndjen mungesën e foltores së Kuvendit: Nuk jam dakord me formën e protestës

Tabaku del kundër Berishës: Programi yt është klientelizëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In