Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar për identifikimin e dy personave të tjerë nga koha e luftës.
Mbetjet mortore të tyre ishin në morg dhe i janë nënshtruar analizave të AND-së.
Për ta do të njoftohen familjarët, ndërsa nuk janë berë publik emrat e tyre për shkak të ndjeshmërisë.
Gjithësesi, Komisioni ka dhënë një sqarim.
Autoritetet thonë se dy identifikimet e reja nuk lidhen me zhvarrosjet e fundit në Zubin Potok.

Komisioni shtoi se këto identifikime janë rezultat i procesit të rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve mortore që ndodhen në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore, si dhe i procesit të mbledhjes së mostrave biologjike referuese plotësuese nga familjarët.











