• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Identifikimi elektronik, alibia e PD-së për humbjen e radhës

by Java News
21/11/2026 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Spaho 

PD nuk do identifikim elektronik në zgjedhje.

Sa për të ardhur keq! Qesharake pa fund!

Kundërshtimi vjen megjithëse kanë vite që identifikimi elektronik aplikohet në zgjedhje, madje me insistimin e PD-së.

PD-ja e para, dhe për këtë bravo i qoftë, futi në sistemin e gjendjes civile të dhënat biometrike të qytetarëve në vitin 2009, kur u liberalizuan vizat.

Sot janë kundër çdo forme bashkëkohore të votimit. Nuk duan identifikim elektronik, nuk duan votim elektronik, nuk duan numërim elektronik.

Për të gjitha këto kemi këmbëngulur që të realizoheshin që në vitin 2014. Më pas, se kush ndërhyri dhe Basha ndërroi mendje!

Sot refuzojmë çdo formë të elektronikës, sepse e konsiderojmë të manipulueshme. Mbi 52% e vendeve të Europës përdorin identifikimin elektronik të votuesve.

Kur je i pazoti të mobilizosh qytetarët për të votuar, fillon e shpik arsye për të justifikuar humbjen.

Kjo është ajo që bën PD-ja, një parti që sot nuk plotëson dot 100% të komisionerëve në qendrat e votimit. Nuk bëhet fjalë për njerëz të kualifikuar. Nuk i plotëson dot as me më të pashkollët.

Për fat të keq, edhe nëse, për hatër të PD-së, do të votohej me kokrra fasulesh, si në vitin 1945, dhe identifikimi i votuesve do të bëhej me dokument dhe dy dëshmitarë, ajo do të akuzonte se janë importuar më shumë fasule sesa duhet për të manipuluar zgjedhjet, se janë lëshuar dokumente false dhe se dëshmitarët janë patronazhistë, por mbi të gjitha, se komisionerët dhe numëruesit e saj janë shitur te PS-ja.

Këtë lojë të turpshme bëri në vitin 2025 dhe duket se do ta bëjë edhe në vitin 2027.

Nuk mund të besohet se po luftojnë për zgjedhje të lira e të ndershme ata që nuk i garantojnë ato brenda vetes. Kjo është bindja e shumicës së anëtarësisë së PD-së.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikimi elektronik, alibia e PD-së për humbjen e radhës

Identifikimi elektronik, alibia e PD-së për humbjen e radhës

November 21, 2026
Rama: Nuk e gjykoj Erionin për çfarë thotë, por duhet të kuptojë se është gabim në raport me mua dhe PS

Rama: Nuk e gjykoj Erionin për çfarë thotë, por duhet të kuptojë se është gabim në raport me mua dhe PS

November 21, 2026
Rama nga Asambleja e PS Tiranë: Kush vepron kundër familjes politike nuk do të ketë më vend në parti, goditjet me porosi nga lart nuk falen!

Rama nga Asambleja e PS Tiranë: Kush vepron kundër familjes politike nuk do të ketë më vend në parti, goditjet me porosi nga lart nuk falen!

November 21, 2026
“Kryeqyteti i Shqipërisë dy vite me kokë të prerë”, Rama: Qytetarët po paguajnë haraçin, do të rikuperojmë kohën e humbur

“Kryeqyteti i Shqipërisë dy vite me kokë të prerë”, Rama: Qytetarët po paguajnë haraçin, do të rikuperojmë kohën e humbur

November 21, 2026
Asambleja e PS Tiranë/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet (VIDEO)

Asambleja e PS Tiranë/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet (VIDEO)

November 21, 2026
Asambleja e PS Tiranë, të pranishëm edhe ministrat e deputetët!

Asambleja e PS Tiranë, të pranishëm edhe ministrat e deputetët!

November 21, 2026
Çfarë do të ndodhë me operacionin e Veliajt? Avokati Ndreca kërkon nga GJKKO miratimin për ndërhyrje në spital privat

Çfarë do të ndodhë me operacionin e Veliajt? Avokati Ndreca kërkon nga GJKKO miratimin për ndërhyrje në spital privat

November 21, 2026
Frika pushton kryeqytetin e Perusë, tërmeti i fuqishëm nxjerr njerëzit në rrugë (VIDEO)

Frika pushton kryeqytetin e Perusë, tërmeti i fuqishëm nxjerr njerëzit në rrugë (VIDEO)

November 21, 2026
Tabaku kundërshton paketën fiskale 2027: Familjet me dy paga pa lehtësime, biznesi i vogël me kosto shtesë

Tabaku kundërshton paketën fiskale 2027: Familjet me dy paga pa lehtësime, biznesi i vogël me kosto shtesë

November 21, 2026
Delvinë/ Arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur

Delvinë/ Arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur

November 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In