• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Identifikimi dhe nënshkrimi elektronik prezantohen në qytetin në Durrësit

by Java News
24/03/2017 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prioriteti i qeverisë për modernizimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, e ka drejtuar vëmendjen e agjencive të inovacionit në vend në zhvillimin e teknologjisë së informacionit, si një drejtim i detyrueshëm tejet i rëndësishëm në këtë drejtim.

Ofrimi i shërbimeve publike në formatin elektronik, kërkon përdorimin e mjeteve të sigurta për të garantuar identitetin elektronik të qytetarëve, një ndër të cilët është edhe nënshkrimi elektronik. Sot në vendet e zhvilluara, shumë procese janë lehtësuar me përdorimin e nënshkrimit elektronik, i cili i bashkëlidhet një dokumenti duke i dhënë vlerë ligjore njëlloj si dokumenti i nënshkruar dorazi.

Në qytetin e Durrësit është zhvilluar një aktivitet prezantues për identifikimin dhe nënshkrimin elektronik, dy nga risitë inovative që janë duke u zhvilluar me ritme mjaft të shpejta kohët e fundit në vendin tonë. Në këtë event qytetarëve të Durrësit u është ofruar të marrin identifikimin elektronik falas dhe po ashtu pajisjet “cart reader” që përdoren për të realizuar nënshkrimin elektronik.

Specialistët e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe ekspertë të Bashkisë së Durrësit kanë demonstruar konkretisht për qytetarët se si ata mund të marrin shërbimet publike nëpërmjet identifikimit dhe nënshkrimit elektronik.

Duke marrë fjalën në këtë takim kryebashkiaku i Durtrësit, Vangjush Dako ka thënë: “Bashkia e Durrësit ka qenë gjithmonë e fokusuar në sigurimin e shërbimeve publike sa më të mira për qytetarin, sa transparente dhe të sigurta. Nga ana tjetër proceset e ërezantuara sot këtu na dëshmuan që janë shumë të thjeshta dhe tregojnë një angazhim minimal nga qytetarët për të marr një shërbim sa më të mirë në të gjitha kohërat. Unë jam i sigurt që rruga e nisur nga Qeveria shqiptare për modernizimin dhe shërbimet cilësore për qytetarët do ta vazhdojë në interes të qytetarëve”.

Nga ana e saj Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publik, Milena Harito është shprehur: “Gjithë teknologjia që është vënë në dispozicion të administratës, për të ofruar shërbime më të mira për qytetarin është një mjet për të modernizuar shtetin dhe funksionimin e tij, për të pasur rregulla transparente të njohura nga të gjithë, në mënyrë që gjithësecili të jetë gardian i mirëfunksionimit të shtetit. Sepse nuk ka ndonjë shkop magjik, kjo është e vetmja mënyrë. E vetmja mënyrë është transparenca që rregullat që thuhen të deklarohen dhe respektohen nga të gjithë dhe teknologjia është një mjet në shërbim të kësaj qasjeje”.

Nënshkrimi elektronik është zgjidhje teknike që garanton në mënyrë absolute, identitetin tonë, transaksionet, shërbimet, vërtetësinë e dokumentave; në marrëdhëniet qeveri- qytetar; qeveri- biznes dhe biznes- qytetar dhe lidhet drejtpërdrejt me vërtetimin e të dhënave, por nuk ka të bëjë me veprime të tilla si, përdorimi i një kodi PIN për të hyrë në një llogari bankare.

Nënshkrimi elektronik mund të përdoret si mjet i vërtetësisë së të dhënave në çdo komunikim/ transaksion elektronik. Mund të përdoret në çdo dokument elektronik, e-mail, prokurime online, nënshkrime marrëveshjesh online (në këtë rast të dyja palët duhet të nënshkruajnë të njëjtin dokument), tregtinë online (e-commerce) dhe në të ardhmen në qeverisjen online (e-governing) etj.

Përdorimi i nënshkrimit elektronik gjithashtu, sjell përmirësim të ndjeshëm të shërbimit; përftojmë rritje të transparencës së shërbimeve online; ulje të kostove financiare; rritje të produktivitetit; siguri më të lartë; shpejtësi në kohë në dërgim dhe marrje; shkurtim të ciklit të një marrëveshjeje dhe evitimin e zvarritjeve dhe pengesave; reduktim i kohës së qarkullimit të brendshëm dhe të jashtëm të shkresave; çdo dokument elektronik renditet automatikisht duke bërë ruajtjen e tyre sa më të thjeshtë; dhënia e shërbimit më të mirë ndaj përfituesit,

Aktualisht në Shqipëri rreth 600 mijë qytetarë janë të pajisur me certifikata të kualifikuara që gjenerojnë nënshkrim elektronik dhe vetëm gjatë vitit 2017 janë kryer gjithsej rreth 5000 transaksione me nënshkrim elektronik.

 

 

 

 

Next Post
FOTO/Këngëtari shqiptar prezanton vilën…300 mijë euroshe

FOTO/Këngëtari shqiptar prezanton vilën...300 mijë euroshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In