• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ideja gjeniale e një shqiptari në New York

by Ardit Rada
22/12/2020 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista e shquar amerikane e biznesit, “Forbes” ka renditur biznesmenin shqiptaro-amerikan Premtim Gjonabalaj, në listën e çmuar 30 Nën 30 për vitin 2021. Kjo listë përfshin 30 të rinj që janë bërë yje në fushat e tyre të biznesit dhe industrisë pa mbushur moshën 30 vjeçare.

Në këtë “klub” ekskluziv ka hyrë edhe djali i emigrantëve shqiptarë, i lindur në Brooklyn, Premtim Gjonbalaj (Gjonbalic).

Ideja gjeniale e një shqiptari në New York

Nga Ruben Avxhiu

Revista Forbes i ka kushtuar një shkrim shqiptaro-amerikanit Premtim Gjonbalaj dhe firmës së tij Butler Hospitality që shërben si “kuzhinë fantazëm” e disa prej hoteleve më të famshëm në New York e përtej.

Premtimi ishte vetëm 23-vjeçar kur si menaxhues i një restoranti i kishte shkuar mendja për një zgjidhje të një problemi që prej dekadash tmerronte industrinë e mikpritjes njujorkeze e mbase edhe atë botërore.

Është sa e thjeshtë aq edhe e pabesueshme që nuk e ka menduar e realizuar dikush më parë si çdo ide tjetër gjeniale.

Që një hotel të ketë një numër të repektueshëm yjesh, ai duhet të ofrojë edhe shërbim ushqimi në dhomë. Kjo ka qenë një traditë e vjetër e hoteleve, po që dalëngadalë ka humbur frekuencën e dikurshme. Njerëzit gjithnjë e më shumë filluan të preferojnë restorantet sesa të ngrënën në dhomën luksoze. Hotelet e vogla e të parëndësishme hoqën dorë, por ato me emër nuk mundeshin. Oferta e ushqimit mbetej në letër, ndonëse shpesh shkonte dëm duke sjellë humbje të mëdha financiare.

Kostoja e punës, mbajtja e një kuzhienieri të talentuar, plus ingredientët e gatimit e gërshetuar me pasigurinë e kërkesës për shërbim në dhomë, krijuan një vrimë të madhe financiare edhe për hotelet më të fuqishme.

“Imagjinoni një hotel me 150 dhoma, me staf të plotë, shtatë ditë në javë, tre turne në dotë, që shet një produkt që mund të kalbet e skadojë shumë shpejt”, shpjegon për revistën Forbes, Premtim Gjonbalaj, duke e përshkruar situatën si një monstër që hotelet vetë e kishin krijuar e nuk shpëtonin dot prej saj. Nëse e heq kuzhinën, nuk mund të shesësh dot rezervime masive për grupe korporatash se duhet përfshirë në biletë mëngjezi falas. Nga ana tjetër, nëse ke kuzhinë të përhershme humbja është e garantuar.

Kështu që në vitin 2015, Premtimi krijoi firmën Butler Hospitality, një platformë që ofronte në bazë kërkese shërbim dhome dhe oferta të ndryshme duke vepruar praktikisht si një “kuzhinë fantazëm” për hotelet në New York. Hotelet nuk kishin nevojë të shpenzonim para për të mbajtur në punë kuzhinat e tyre që nuk dihej se kur do të përdoreshin, ndërkohë që për Butler Hospitality, nëse nuk kishte kërkesë për ushqim dhome në një hotel, kishte mesiguri në një hotel tjetër.

Si veprohet? Kuzhinat e hoteleve “flenë gjumë” nëse nuk ka kërkesë për ushqim dhome, apo mëngjeze masive, dreka e darka. Kështu që nuk humbasin para. Mirëpo, në letër hotelet ofrojnë ushqime nga më të mirat. Nëse vërtet ka klientë që kërkojnë të ushqehen në hotele atëhere lajmërohet Butler Hospitality. Ata vijnë marrin në dorë kuzhinën e restorantin e hotelit, sjellin gjithshka që duhet, me një ekip talentesh, dhe gatuajnë gjithshka me nivelin e yjeve të hotelit që i thërret.

Suksesi ishte aq i madh saqë kompania e tij, në raportin e fundit, kishte vlerën 85 milionë dollarë sipas revistës “Forbes”.

Kompania ka të pajtën katër ristorante hotelesh që i përdor rregullisht, në New York, por dërgon ushqime të gatimit të lartë dhe shërbime të ndryshme dhome për 119 hotele dhe një totali prej 30,000 dhomash. Sipas revistës “Forbes”, mes klientëve të Butler Hospitality numërohen hotelet e njohura si Hilton, Marriott, Hampton Inn, Holiday Inn etj.

Gjonbalic thotë se kompania e tij çdo vit ka dyfishuar numrin e dhomave që u shërben dhe në fund të vitit 2019 kishte rreth 250 të punuar me kohë të plotë. Suksesi në New York City ka bërë që të zgjerohet në edhe në Chicago, Miami dhe D.C. Marrëveshja me hotelet është e thjeshtë dhe shumë përfituese. Butler Hospitality merr 90% të fitimeve dhe vetëm 10% u shkon hoteleve, një raport shifrash që dëshmon sesa e mirëpritur ka qenë kjo nismë nga industria e hotelerisë amerikane.

Sigurisht, ky është një vit që do të sfidojë botën e turizmit dhe hotelerisë, për shkak të epidemisë së COVID-19. Por, Gjonbalic është optimist se porosia nga dhomat e hotelit do të mbetet një kërkesë edhe në epokën e re, kur të rifillojë udhëtimi masiv.

Premtimi është djalë i shqiptarëve nga Mali i Zi, të cilt u vendosën në New York në fillim të viteve 1990. Revista “Forbes” shkruan se ai u rrit në kuzhina restorantesh, ku punonte pa u lodhur babai i tij përpara se të hapte restorantin e tij, ku Premtimi punonte si pjatalarës, si shërbyes, si shpërndarës ushqimi, e më në fund, si menaxher.

Me një intuitë dhe shpirt nismëtar, ai krijoi diçka të re në Qytetin ku duket sikur është zbuluar gjithshka që mund të zbulohej, mirëpo ku vazhdimisht habitesh me fantazinë e shpritin praktik të njerëzve. Premtim Gjonbalaj është një nga herojntë e kësaj Bote gjithmonë te Re./Marre nga Illyria

https://www.forbes.com/sites/igorbosilkovski/2020/07/14/meet-the-entrepreneur-whose-ghost-kitchen-for-hotels-just-raised-15-million-at-an-85-million-valuation)./a.p

Next Post
Monika Kryemadhi tregon vendin se ku do të kandidojë më 25 prill

Monika Kryemadhi tregon vendin se ku do të kandidojë më 25 prill

Comments 1

  1. Naseri says:
    5 years ago

    Bullshit story

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In