• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ideja e ndryshimit të kufijve Kosovë- Serbi, reagon NATO

by Java News
11/10/2018 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë po monitorohet nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe NATO-n, kreu i së cilës ka siguruar se aleanca do të merret me këtë çështje nëse ndodh që të bihet dakord për ndryshim kufijsh.

Ideja për korrigjim kufijsh është propozuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak muaj më parë dhe duket se është përkrahur nga pala serbe. Por pothuajse të gjitha palët politike në Kosovë janë kundër kësaj zgjidhjeje, e cila do të ishte në fakt një realizim i një propozimi të Serbisë, këtu e shumë vite më parë.

Serbia kërkon të marrë Mitrovicën e Veriut dhe fshatra serbë në Veri të Kosovës, ku përfshihet Liqeni i Ujmanit dhe miniera e Trepçës. NATO, një organizatë sigurie dhe mbrojtjeje për të gjithë anëtarët e saj, druhet se ndryshimi i kufijve në vija etnike, siç do të ndodhte në rastin mes Kosovës dhe Serbisë, do të hapte konflikte të tjera të rajon për devijime të ngjashme të kufirit, për të krijuar shtete deri diku “të pastra” etnikisht, një koncept i dënueshëm në BE dhe pjesën më të madhe të botës.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Jens Stoltenberg, ka folur për qëndrimin e aleancës ushtarake mbi këtë çështje. Stoltenberg ka thënë se NATO do të merrej me çështjen e kufijve, vetëm nëse Beogradi e Prishtina do të bënin ndonjë lëvizje. “E keni parë çfarë thonë anëtarët e ndryshëm, e porosia e rëndësishme nga NATO është se ne mbështesim dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet”, tha ai për RTS.

“NATO e ka ndihmuar vendosjen e dialogut, që tani zhvillohet nën mandatin e Bashkimit Europian. NATO dhe BE nuk mund t’i zgjidhim problemet, por ne mund të ndihmojmë. Nëse do të ketë ndonjë lëvizje në lidhje me kufijtë, ne do të merremi me këtë”, theksoi ai.

ma.me

Next Post
Raporti, shqiptarët nuk kanë para’ të blejnë makina të reja

Ndalimi i makinave të vjetra, 81% e mjeteve në qarkullim janë prodhuar para vitit 2009

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In