• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ideja e Erdogan për ndarje gjinore në universitete ka zemëruar turqit

by Java News
10/07/2019 10:09
TOPSHOT - Turkish President Recep Tayyip Erdogan (C) visits the Mausoleum of Mustafa Kemal Ataturk, founder of modern Turkey, during a ceremony marking the 96th anniversary of Victory Day, commemorating a decisive battle in the Turkish War of Independence, in Ankara, on August 30, 2018. (Photo by ADEM ALTAN / AFP)        (Photo credit should read ADEM ALTAN/AFP/Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pasazh në një fjalim të presidentit turk në Recep Tayyip Erdogan gjatë samitit të fundit të G20-s në Osaka ka zgjuar vëmendjen e ka sjellë debat: Erdogan aty lëvdoi sistemin arsimor japonez, në të cilin disa universitete praktikojnë ndarjen e gjinive. 80 universitetet e grave në vendin e largët lindor janë një “një gjë shumë e rëndësishme”, tha ai dhe se mund të përfytyrojë të njëjtat hapa edhe në Turqi.

Pas kthimit nga samiti, Erdogan i ritheksoi në Ankara avantazhet e sistemit arsimor me ndarje gjinore sipas modelit japonez, që ai e sheh të realizueshme edhe në universitetet turke. Erdogan ka këshilluar Këshillin e Arsimit të Lartë në Turqi, YÖK të trajtojë këtë temë.

Reagimet në shoqërinë turke, mes tyre edhe gra e feministe për këtë propozim për reforme të presidentit turk ishin mjaft kritike. Shumë e menduan si të papërshtatshme që pikërisht Japonia të merrej si model për një reformë të sistemit arsimor në Turqi. Në fund të fundit Japonia nuk është një vend shembullor në çështjet e barazisë gjinore. Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, 2018, që merret me pabarazinë gjinore në të gjithë botën, Japonia nga 140 vende, zë vendin e 110. Turqia renditet vetëm 20 vende më pas.

Aktivistet e grave të zemëruara

Fatmagül Berktay, studiuese e çështjeve politike dhe eksperte për të drejtat e grave, kujton, se universitetet mes ndarje gjinore në shekullin e 19-të ndiqnin qëllimin që t’u mundësonin femrave akcesin në universitete. Edhe në Japoni ato u krijuan me këtë qëllim. Por sot ndarja gjinore është një akt diskriminimi. Sistemi arsimor turk ka humbur shumë nga ana cilësore në vitet e fundit, prandaj ka probleme të tjera më të rëndësishme për të zgjidhur. “Sistemi ynë arsimor është kryesisht në gjendje të keqe, ne duhet urgjentisht të përmirësojmë nivelin e arsimit. E të flasësh tani për ndarjen gjinore, është thjesht pa kuptim.” Berktay përmend rezultatet e studimit, ABIDE, që verifikoi dijet e nxënësve turq, sipas të cilit, shumë nxënës kanë dobësi të mëdha në matematikë dhe turqisht.

Erdogan dhe lidershipi i partisë islam-konservatore, AKP argumentojnë, se ndarja e gjinive në institucionet aersimore do të rrisë nivelin e nxënies së njohurive. Për Berktay jologjike: “Po të shohësh nivelin e vajzave në shkolla fillore, shikon se rezultatet e tyre janë më të mira, se kurrë më parë, megjithëse ato marrin mësim bashkë me djemtë.”

“Fantazim nostalgjik”

Akademikja feministe, Aksu Bora nga Universiteti Hacettepe në  Ankara e sheh iniciativën e presidentit turk, si “fantazim nostalgjik”. Sipas saj “asnjë grua, edhe ajo konservatore, nuk do në shekullin e 21 të studiojë në një universitet të tillë”. Edhe për Borën ka probleme të tjera në arsimin turk e nuk është problem ndarja gjinore.

Shumë opozitarëve në Turqi nuk u pëlqen politika gjithnjë e më fetare e retorika e presidentit turk. Zelal Ayman, një aktiviste për të drejtat e gruas, e shikon iniciativën e presidentit turk, si pjesë të një plani afatgjatë. “Universitetet e femrave janë një hap për të futur në popull më shumë fetari. Por ky është hapi i gabuar, ne duhet të çojmë përpara laicizmin. Universitetet e femrave na çojnë pas, jo përpara.”

Laicizmi – ndarja e shtetit nda feja- konsiderohet si një nga parimet bazë të Turqisë që në themelimin e shtetit në vitin 1923. Prandaj në Turqi deri më sot nuk ka asnjë universitet me ndarje gjinore. Themeluesi i Turqisë moderne, Kemal Atatürk e konsideronte ndarjen e shtetit nga feja si një nga “gjashtë shtyllat e shtetit turk”. Deri më sot njerëzit në Turqi janë të bindur për parimin e laicizmit. Pranda një ndarje gjinore në institucionet arsimore shihet me sy kritik. Për shumë turq kjo do të shkelte edhe parimin e laicizmit. Parimi bazë i barazisë gjinore është i mbrojtur edhe me ligj në Turqi. Në nenin e “Ligjit Themelor për Arsimin Kombëtar”, që u miratua në vitin 1973 thuhet: “Një mësimdhënie, ku marrin pjesë ë dyja gjinitë është pozitive.”/DW

g.kosovari

Next Post
Shpërndante heroinë në Fier, pranga 30-vjeçarit nga Patosi

Shpërndante heroinë në Fier, pranga 30-vjeçarit nga Patosi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com