“Ne kemi fituar të drejtën për të garuar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është i lirë. Klubet tani janë të lira nga kërcënimi i sanksioneve dhe të lira të përcaktojnë të ardhmen e tyre.”
Kështu u shpreh Bernd Reichart, CEO i A22 Sports, kompani që synon të zhvillojë projektin e ri të stilit të Superligës, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.
“Për tifozët ofrojmë shikim falas të të gjitha ndeshjeve të Superligës – lexohet në një postim në Tëitter – Për klubet të ardhurat dhe shpenzimet e solidaritetit do të jenë të garantuara”.
“Për të qenë të qartë, nuk ka dyshime dhe dikush është keqkuptuar dhe ka shkuar në bar për të pirë birra deri në 5 të mëngjesit. Siç duket, ky ka qenë CEO i A22 Sports, Bern Reichart.
GJED-ja thotë se rregullat për pranimin e garave të FIFA-s dhe UEFA-s të jenë transparente, por jo se duhet të pranojnë Superligën. Përkundrazi, vë në dukje se kriteret e pranimit në gara duhet të jenë transparente, objektive dhe JO DISKRIMINUESE. Parime pikërisht të papajtueshme me Superligën.”
/f.s