• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Idealizimi i lodhshëm i PD-së dhe mosprekja e socialistëve!

by Ben Andoni
30/05/2021 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Partisë Demokratike po i mvishen ditët e fundit vlera gati hipotetike, që po ia shtrojnë edhe më shumë udhën Bashës drejt mandatit të radhës. Aset, vlerë, nevojë, zgjedhje të mira në parti, demokraci përfaqësimi, Sali Berisha lider historik i pakontestueshëm dhe me radhë dëgjohet aradha e madhe të cilësive të një formacioni politik, që e ka humbur busullën. Jo sepse është prej tre mandatesh në opozitë por për një gjë edhe më të lodhshme: nga ligjërimi teorik që e bën këtë parti si e vetmja vlerë për të Djathtën. Në fakt, ka kohë që ajo nuk e përfaqëson më të Djathtën. Duket se heshtja e të Majtëve e justifikon të gjithën sepse përveç pak ngacmimeve për Bashën dhe vënien në pah të paaftësisë së tij politike me metafora të qeta ka filluar një kinse mbështetje indirekt për të tre mëtonjësit e kryetarit. Është e vërtetë se z. Kadilli krejt vetanak po tregon në nivel ideje kthjellët reforma tepër të nevojshme për partinë Demokratike; ashtu si znj. Harxhi po drejtohet për sfidat e të ardhmes dhe për një parti me fytyrë tjetër; apo Z.Shehaj që po artikulon me shumë vështirësi ndryshime të nevojshme por në thelb të gjithë duan të ruajnë të njëjtën infrastrukturë humane, që do të thotë një front i tërë kundër Socialistëve, më së shumti prej inatit sesa ideologjisë dhe kuptohet ruajtja e staturës së Berishës, që me gjasa do e hedhin shpejt posht pas zhvillimeve që do ndodhin me gjasa në javët në vazhdim. PD-ja nuk është më kurrsesi partia e fjalës së lirë, e atyre vlerave demokratike që përfaqësonin shtresat që i përshtateshin dhe partia e të rinjve, paçka afrimeve të shumta. PD është realisht një formacion pa identitet dhe një mish-mash, ku bëhet garë për të mbrojtur Berishën dhe ku besnikëria është në ruajtjen e statuskuosë për kryetarin aktual, që thjesht lufton për karrige dhe i mungon edhe elementi bazë i dinjitetit për të mos e nxirë ngado vendin.

E në të gjithë këtë kaos ka vend pse Rama të jetë gjithnjë e më shumë indiferent, kurse shqiptarët të tronditur me një realitet që nuk u përshtatet. Më së shumti me më shumë se 50% të popullsisë, që as nuk denjon të votojë, pasi e shikon në sy katrahurën sesi bëhen zgjedhjet, sesi kryetarët kalcifikojnë partitë dhe mbi të gjitha sesi demokracia është një nocion i paarrirë, pasi fillimisht duhet respektuar te vetë partitë e tyre. Ndaj marrja e tepërt me PD-në, kur është një proces i saj, duket një idealizim i lodhshëm për një forcë që e ka mbyllur misionin e saj, duke i hapur udhë dhe ciklit të ndryshimit të ardhshëm të PS-së, që sot nuk e prek askush sepse duket si forcë politike e arrirë. E vetmja gjë që mbetet realisht është realiteti dhe mësimet që na jep jeta: mbase ajo do na drejtojë në alternativa të tjera politike. Javanews

Next Post
FOTOT/ “National Geographic” promovon Butrintin: Shijoni mrekullinë antike

Radison Blu investon në rivierë, Klosi: Shqipëria, konkurrente e fortë në rajon për turizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

July 21, 2026
Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

July 21, 2026
3 pako të grabitura në një kompani postare në Yrshek, policia gjen një pistoletë lodër dhe një automjet të djegur

3 pako të grabitura në një kompani postare në Yrshek, policia gjen një pistoletë lodër dhe një automjet të djegur

July 21, 2026
Shqipëria me mbi 1 milion mjete rrugore, ja qarqet me më shumë automjete dhe marka që dominon

Shqipëria me mbi 1 milion mjete rrugore, ja qarqet me më shumë automjete dhe marka që dominon

July 21, 2026
SPAK mbyll hetimet për fraksionin e dosjes “Metamorfoza”

SPAK mbyll hetimet për fraksionin e dosjes “Metamorfoza”

July 21, 2026
Stuhi të fuqishme drejt Ballkanit, ngrihet alarmi maksimal për disa vende! Në listë edhe Shqipëria

Stuhi të fuqishme drejt Ballkanit, ngrihet alarmi maksimal për disa vende! Në listë edhe Shqipëria

July 21, 2026
Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë! Zbardhet agjenda e takimit, ja çfarë pritet të ndodhë të premten!

Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë! Zbardhet agjenda e takimit, ja çfarë pritet të ndodhë të premten!

July 21, 2026
Spaho: Berisha më premtoi se do të isha deputet, por më nxori në listë të hapur

Spaho: Berisha më premtoi se do të isha deputet, por më nxori në listë të hapur

July 21, 2026
Pas gjobës, reagon avokati i Veliajt: Nuk do të më bëjnë të hesht! Kisha njoftuar me shkresë zyrtare

Pas gjobës, reagon avokati i Veliajt: Nuk do të më bëjnë të hesht! Kisha njoftuar me shkresë zyrtare

July 21, 2026
Seanca ndaj Veliajt shtyhet sërish, gjykata gjobit avokatin

Seanca ndaj Veliajt shtyhet sërish, gjykata gjobit avokatin

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In