• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idajet Beqiri: Votat e PD dhe LSI nuk do të lexohen si koalicion

by A R
05/03/2021 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat Idajet Beqiri ka dhënë ditën e djeshme detaje sa i takon të drejtës se kush parti politike do të formojë qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në korridoret e medias dhe politikes ka zëra se presidenti Ilir Meta do ta bllokojë formimin e qeverisë së re nëse PS fiton zgjedhjet, për shkak se në total Partia Demokratike me koalicionin e saj dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrin më shumë deputetët se Partia Socialiste.

Por gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, avokat Beqiri u shpreh se të drejtën për të formuar qeverinë e re pas 25 prillit e ka partia që merr më shumë mandatet, ndërsa theksoi se votat e PD dhe LSI do lexohen të ndara dhe jo si koalicion. Sipas tij, nëse socialistët kanë më shumë mandate se njëra nga partitë që garojnë në zgjedhje apo koalicionet, kreu i shtetit mandaton kreun e PS të formojë qeverinë.

“Parti ose koalicion fitues i zgjedhjeve në 25 prill 2021 konsiderohet ajo parti ose ai koalicion i regjistruar si i tillë, para datës 28 shkurt 2021 në KQZ, i cili ka fituar qoftë edhe 1 mandat deputeti më shumë se forcat e tjera politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Mandatet e deputetëve të PD do të llogariten si numër, së bashku me 13 partitë e tjera politike, pjesë e koalicionit të saj, por pa LSI, sepse kjo e fundit nuk bën pjesë në koalicionin me PD. Në rast se PS, bije fjala, merr vetëm 68 mandate, ndërsa PD dhe aleatët e saj marrin 67 mandate, ndërsa LSI merr 5 mandate, Kryeministri që është fituesi i zgjedhjeve dhe mandatohet për të formuar qeverinë e re, duke u emëruar nga Presidenti i Republikës, është kreu i PS, Edi Rama, pasi ka fituar një mandat më shumë”, deklaroi ai.

Më tej avokat Beqiri ka zbuluar edhe rrugët që ndiqen nëse kreu i partisë që ka marrë më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit dështon për të formuar qeverinë e re, ndërsa ka theksuar se qeveria e re nëse nuk siguron votat e nevojshme në Parlament, sipas tij, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. “Në rast se ky Kryeministër nuk miratohet me shumicë votash në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Republikës emëron brenda 10 ditëve një kryeministër tjetër. Në rast se edhe ky kryeministër tjetër nuk zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë, është pikërisht Kuvendi që cakton një kryeministër të cilin e emëron Presidenti i Republikës dhe e çon në Kuvend për votim së bashku me Qeverinë që ka krijuar. Në rast se edhe ky Kryeministër nuk siguron dot shumicën e votave të Kuvendit të Shqipërisë, atëherë Presidenti i Republikës ka të drejtë të shpërndajë Kuvendin dhe thirren zgjedhje të reja për në Kuvendin e Shqipërisë”, nënvizoi avokat Idajet Beqiri për gazetën “SOT”.

/a.r

Next Post
Çmimet e frutave dhe zarzavateve “fluturuan” pas Covid, shifrat që nxjerr INSTAT. Rekord limonat e portokallet

Bujqësia "mbiprodhim" gjatë pandemisë, eksportet u rritën me 102% në janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In