Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka rinovuar kontratën me firmën amerikane Nike.
Ka qenë vetë bashkëshortja e tij Uanda Nara, e cila postoi foton në Twitter teksa tifozët e Interit kujtuan se ai rinovoi me skuadrën zikaltër.
Në fakt, kapiteni i skuadrës së Interit ka zgjatur për 9 vite të tjera kontratën e tij me kompaninë e njohur të veshjeve sportive, Nike.
Marrëveshja e re është nënshkruar në Londër. Kujtojmë se dhe Interi sponsor teknik ka firmën Nike prej dy dekadash.
/a.rada