• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ibsen, Trolët dhe Peer Gynt

by Java News
28/03/2019 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kohëve të fundit e gjeta njëherë veten të ngjitur mbi skenën e Teatrit të Repertorit, në Harvard, me sa duket në gjirin e një diskutimi mbi dramën dhe personazhin Heda Gabbler të Ibsen .Bashkë me mua “jepnin njëherazi shfaqje” një studiues I shquar I Ibsen-it (mashkulll), një Feministe e mirënjohur e Harvardit, dhe aktorja e shquar bukuroshe që sapo e kishte luajtur Hedda-n.

Arrita suksesin e të qenurit I fishkëllyer nga pjesa më e madhe e auditorit kur butësisht dhe miqësisht vërejta se pararendësit e vërtetë të Hedda-s ishin Jago dhe Edmund-i i Shekspirit, dhe se edhe sikur shoqëria norvegjeze e kohës ta kishte lejuar të ngrihej në detyrën e Shefes Ekzekutive të industrisë së armëve të zjarrit, Hedda përsëri do të kishte mbetur sadomazohiste, manipulative, vrastare dhe vetëvrasëse, si të thuash, ajo që e magjepste llahtarisht vetveten.

Me ndoshta pak çapkënllëk ngatërrestar shtova se nuk do të kishte ndonjë ndryshim, në këtë mënyrë pra, nëse Hedda ishte burrë apo grua, dhe se ashtu si Hamletin e kishin luajtur aktoret femra, mbase ndonjë aktor do të kishte luajtur Hedda-n. Auditori ishte shumë më i lumtur kur studuiesja feministe u përgjigj se Hedda ishte një viktimë e shoqërisë dhe e natyrës, duke qenë njëherazi e martuar palumturisht dhe padashur shtatzënë.”Ajo është e zënë rob në trupin e një gruaje” u kthye në një refren, gjithaq edhe nocioni se shoqëria e viktimizoi Hedda-n, e la shpirtërisht sterile sepse nuk i dha asaj asgjë për të bërë.

As unë, dhe as kundërshtarja ime Feministe nuk ishim veçanërisht origjinalë, Brigid Brophy na kishte paraprirë të dyve syresh, që në vitin 1970, duke u shprehur se tragjedia e Hedda-s mund të ishte shmangur nëse ajo “do të ishte bërë kryekomandanate e Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Novervegjisë”, porse mendoj se autori mbresëlënës I “Anijes së Zezë për Ferr” (një nga librat e mi të favorizuar) ishte i gabuar. Edhe sikur të kishte nën urdhrat e saj një ushtri apo një fabrikë armësh, Hedda do të kishte vepruar si pararendësit e saj Jago dhe Edmund. Gjenia e saj, si e tyre, ishte për mohim dhe shkatërrim. Sërishmi, njëlloj si ata, ajo është një dramaturge që shkruan me jetët e të tjerëve. Inteligjencia e saj është malinje, jo për shkak të rrethanave shoqërore por për qefin e saj, sepse ashtu ka zgjedhur ta ushtrojë vullnetin vetjak. Nëse ajo I ngjante ndokujt që Ibseni kishte njohur, ishte vetë Ibseni, dhe për këtë ai ishte i vetëdijshëm.

Nuk është e rastit që Hedda Gabler e shkruar në Mynih në 1890 është kryevepra e Periudhës Estetike, atij tranzicioni të rrezikshëm ndërmjet periudhave Demokratike dhe Kaotike. Jago që me krenari shijon poshtërimin prej tij të Otellos, dhe Edmundi, mënjanë përfytyron mashtrueshmërinë prej syleshësh të babait të tij Gloucester dhe vëllait Edgar, janë tok në të njëjtën kategori me Heddën që shpreson me zjarr se Lovberg ka vrarë veten, i nxitur fort dhe me dëshirë nga ajo ta kryejë aktin me pistoletën e saj, me stilin e duhur.

Ngritja e Jagos në rangun e kryekomandantit dhe e Edmundit në trashegimtarin e Gloucester-it, vetëm se do t’i kishte shtyrë në kohë tragjeditë që vënë në jetë shpirtrat e tyre, që gjithsesi edhe në atëbotë vetëm se do të zinin fill nga pikënisje të tjera.

Hedda si Ministre e armatimeve ose si feldmarshale do të kishte gjetur një tjetër shtysë të brendshme për të shkatërruar Lovberg-un, dhe vetveten.

Gjithë sa më sipër synon të jetë një prelud për elementin më krucialë në kanonicitetin e Ibsen-it, ngjyresat shoqërore të të cilit nuk janë veçse një maskë

për shndërrimin e tragjedisë shekspiriane dhe fantazisë gëteane në një lloj të ri të tragjikomedisë nordike, një poemë dramatike haptazi së tepërmi Romantike, si është rasti tek Brand dhe Peer Gynt, por edhe brishtësisht tejet romantikisht e drejtë si tek Hedda Gabler dhe “Kryemjeshtri”.Hijet e Hamletit dhe Faustit bien përmbi Ibsenin gjatë gjithë karrierës së tij gjysmëshekullore si dramaturg. Kanoniciteti I tij, si dhe marrja e qëndrimit si dramaturg, kanë mirëfilli të gjitha lidhjet me përpjekjen për të individualizuar vullnetin e tij poetik, dhe thuajse nuk kanë të bëjnë fare me energjtë shoqërore të epokës së tij. i irritueshëm dhe ekdcentrik I paqëndrueshëm, I paskrupullt në përkushtimin ndaj dhuntisë së tij, Ibseni I përngjet Gëtes deri në atë shkallë sa të dy hoqën dyrë nga disa prej impulseve jetësore, me qëllim që të praktikonin pa pengesa artin e tyre. Ibseni nuk magjepsi thujase askënd, Gëte magjepsi të gjithë, përfshi edhe veten e tij. Si Shekspiri, Ibseni pati dhuntinë misterioze të dramaturgut të vërtetë, atë të aftësisë për të derdhur te një personazh shumë jetë, më me tepri sesa ka vetë dramaturgu. Krijesa e vetme bindëse dramatike e Gëtes është vetvetja, ose Mefistofeli përsa ai përfaqëson Gëten. Nuk gjen asgjë në dramat dhe poemat dramatike të Gëtes si Brand, Peer Gynt, Perandori Julian, Hedda Gabler, Solness, Qëniet Demonike ose Trolët,të cilët janë të nginjur tejpërtej me jetë të thellë, që shkon përpara duke u shpeshtuar dhe dendësuar, një krijestari e harlisur rolesh shekspiriane, e pa konkurrueshme në letërsinë moderne. Porse personazhet e Ibesnit mbartin një barrë joshekspiriane, atë të mosmiratimit nga dramaturgu që I ka krijuar. Eric Bentley, gati gjysmë shekulli më parë, e përftoi qartazi këtë veçori qëndrore tek Ibseni, duke u shprehur:

“Ai shkroi vepra që përherë ishin gjithmonë e më subjektive dhe të veshtira, dhe që mbartnin të ndryra në brendinë e tyre dënimin e fshehtë për njeriun modern, duke përfshirë edhe vetë poetin.”/ përktheu nga origjinali anglisht Elvis Zaimi.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In