Ibrahimovic bie dakord. Sulmuesi do të jetë pjesë e Milanit edhe për sezonin e ardhshëm me 39 vjecarin që është bindur të firmosë një kontratë të re.
Ibra pritet të mbërrijë në Milano nesër paradite, për t’u vënë nën urdhrat e Stefano Piolit.Suedezi u rikthye te Milani dhjetorin e kaluar dhe dha një kontribut jo të vogël në rikthimin e kuqezinjve te rezultatet pozitive dhe loja e bukur, por javët e fundit rinovimi i tij ishte kthyer në një çështje.
Kjo pasi sulmuesi kërkonte 7.5 milionë euro në sezon, ndërsa Milani ishte gati t’i ofrojë 5 milionë, që mund të shkonte deri në 6 milionë bashkë me bonuset. Në fund marrëveshja është arritur për një shifër fikse prej 7 milionë eurosh, pa bonuse të përfshira.
g.kosovari










