Gjigandi suedez është treguar kategorik me Milanin, duke i thënë ta linin rehat. Pas Carlo Ancelottit, edhe sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka refuzuar mundësinë e rikthimit në Milan. Strategu italian ishte kërkuar të zëvendësojë Filippo Inzaghin në drejtim të Rossonerëve. Por, ai insistoi se dëshiron të pushojë pas shkarkimit nga Real Madrid.
Kurse, të njëjtën gjë e ka bërë edhe sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.









