• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ibrahimaj: Shqipëria synon rritje ekonomike 4% dhe mbyllje të negociatave deri në vitin 2027

by A R
19/09/2025 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dha intervistën e saj të parë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ku ndau vizionin e saj për drejtimin e këtij dikasteri dhe sfidat që e presin. Ibrahimaj theksoi se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri dhe aftësi rikuperimi pas krizave të vazhdueshme në 5 vitet e fundit, duke e cilësuar këtë si një tregues pozitiv për potencialin që vendi ka.

“Ekonomia shqiptare ka treguar që në vitet e fundit ka qenë dinamike, ka qenë elastike. Ne kemi kaluar në pesë vitet e fundit disa kriza të njëpasnjëshme, të cilat nuk kanë qenë të lehta, kanë qenë kriza globale. Dhe megjithatë pas çdo krize ne kemi arritur që ringrihemi dhe të kemi një rritje të ekonomisë, ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e BE. Duke treguar që sfidat si popull, qeveri dhe sipërmarrje dimë t’i përballojmë shumë mirë.”

Kjo përvojë me menaxhimin e krizave ekonomike, sipas saj, është baza mbi të cilën do të ndërtohet faza e ardhshme e zhvillimit ekonomik të vendit. Ajo nënvizoi se qeveria ka planifikuar një rritje ekonomike mesatare prej 4% për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, objektiv të cilin e quan ambicioz , por të arritshëm.

“Ne kemi parashikuar në program që do të kemi një rritje ekonomie prej 4% mesatare në këto katër vitet e ardhshme dhe unë besoj fort se kjo do të jetë një element kyç, i punës sime dhe sfidës që më është besuar: garantim i rritjes dhe mirëqenies ekonomike. Bazat janë aty dhe janë të forta.”

Ministrja Ibrahimaj lidhi objektivat ekonomikë të qeverisë me procesin e integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria ka tashmë të hapur pjesën më të madhe të grupkapitujve që lidhen me ekonominë dhe është e angazhuar në përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. Ajo shprehu bindjen se vendi është në rrugën e duhur për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

“Ne kemi çelur praktikisht gjithë grup-kapitujt që lidhen me ekonominë dhe jemi duke punuar për përafrimin e legjislacionit dhe do të mbajmë atë premtim që kemi dhënë, që brenda vitit 2027 ne të kemi mbyllur negociatat për procesin e integrimit. Integrimi nuk lidhet vetëm me shtet-bërjen, legjislacionin, por është një proces i një reformimi total i mënyrës së të bërit të gjërave në bazë të ligjeve të BE.”

Në këtë kuadër, sipas saj, sfidat më të mëdha do të jenë mbështetja e sipërmarrjes dhe përgatitja e saj për të operuar në një treg konkurrues si ai i Bashkimit Europian. Përshtatja me standardet dhe direktivat e BE-së, sipas Ibrahimajt, nuk është më çështje opsionale, por një domosdoshmëri për të qenë pjesë e tregut të përbashkët europian.

“Në këtë kontekst ekonomia dhe sipërmarrja kanë nevojë për një mbështetje të madhe me qëllim adaptimin dhe përafrimin e këtyre direktivave si dhe përthithjen e standardeve, kritereve, të cilat kërkohen në Bashkimin Europian. Dhe që do të jenë të detyrueshme në momentin që ne hymë në tregun e përbashkët europian.”

Në fund të intervistës, Ibrahimaj vlerësoi rolin që disa sektorë, si turizmi, kanë luajtur në rritjen ekonomike dhe tha se ky model suksesi mund të zgjerohet edhe në fusha të tjera.

“Jemi një vend relativisht i vogël, por potencialin e kemi të lartë në disa drejtime. Ajo që kemi bërë me turizmin vitet e kaluara do të thoja që është impresionuese dhe jam e bindur që ka sektorë të tjerë që mund të ecin me të njëjtin ritëm dhe të na japin ne një avantazh edhe ndaj vendeve të tjera të Bashkimit Europian.”

Next Post
Kompozitori i dhjetëra hiteve humb jetën në aksidentin ajror

Kompozitori i dhjetëra hiteve humb jetën në aksidentin ajror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

EMRI/ Atentati mafioz në Spanjë, identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në lokal! E kaluara, precedentët dhe pista ku po hetohet!

November 11, 2026
Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In