Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, foli për rritjen e ekonomisë në kushtet e krizës së konfliktit Rusi-Ukrainë, ndikimin e borxhit të lartë dhe arsyet e Aktit të dytë Normativ, për çmimin e naftës.
Ministrja Ibrahimaj ndodhet në Uashington, ku po merr pjesë në takimet e drejtëpërdreja të pranverës së BB dhe FMN, pas një ndërprerje 3- vjeçare për shkak të pandemisë.
E pyetur se si paraqiten parashikimet e FMN-së, për rritjen ekonomike të Shqipërisë, Ibrahimaj tha se, është kënaqësi që marr pjesë në këtë takim të rëndësishëm me FMN dhe BB. Në këtë raund FMN ka riparë parashiket për të gjithë vendet e rajonit dhe të Europës.
Shqipëria në këndvështimin e FMN-së, do të ketë një ngadalësim të rritjes ekonomike. Ishte parashikuar një rritje ekonomike rreth 4%, ndërkohë që FMN e ka rishikuar rritjen në nivelin 2% për vitin 2022. Megjthatë pas 3 javësh, FMN me ekipin e tyre do të vijë në Shqipëri dhe së bashku me MFE dhe BSH do të zhvillojnë një mision të artikullit 4, ku do të bëjnë një analizë të thelluar të të gjithë efekteve të pritshme, që ekonomia shqiptare do të ketë nga lufta dhe në atë moment do të rishikojnë edhe një herë parashikimet e tyre, duke pasur parasysh dhe ecurinë e 3 muajve të parë të këtij viti.
VOA-Një nga problemet që shihet me shqetësim është edhe rreziku i rritjes së varfërisë, për shkak të rritjes së zinxhirit të çmimeve veçanërisht atyre ushqimore. Mendoni se masat e marra janë të mjaftueshme dhe a do të shtrihen ata edhe përtej afatit 3 mujor?
Ibrahimaj- Në të gjitha takimet që kemi patur këto ditët e fundit, një nga shqetësimet kryesorë ka qenë pikërisht efekti që rritja e çmimeve do të ketë në nivelet e varfërisë, në të gjitha vendet e rajonit. Për këtë arsye rekomandimi i institucioneve ndërkombëtare vjen i lidhur me mbështetjen që qeveritë duhet t’i japin atyre shtresave më vunerabël të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë rritjen e çmimve.
Për një periudhë filletare, qeveria shqiptare ka vendosur t’i mbështesi për një periudhe 3 mujore dhe sigurisht do të jemi në një monitorim të vazhdueshëm të çmimeve, të efekteve që këto çmime kanë në ekonomi dhe në buxhetet e familjeve dhe sigurisht do të marrim vendimet e duhura me qëllim që të limitojmë sa më shumë të jetë e mundur rritjen e efekteve në varfëri.
Lidhur me rritjen e borxhit për shkak të përballimit të situatës, Ibrahimaj tha se, “të gjitha politikat që ndërmorëm për përballimin e pandemisë ne na drejtuan drejt një rritje të ekonomisë më të lartë. Pra borxhi i rritur që arriti nivele shumë të larta gjatë 2020 u përkthye në rritje ekonomike, pasi në 2021 ne patëm një rritje ekonomike prej 8.5%, e cila u ndikua nga politikat që ndërmorëm për rritjen e stimulit fiskal dhe të investimeve në vend. Kjo rritje ekonomike u materializua në ujle të nivelit të borxhit për vitin 2021 në krahasim me rritjen e 2020. Ne jemi të vendosur në respektimin e ligjit organik të buxhetit, i cili përcakton që borxhi duhet të vijë në ulje me të paktën 1% në krahasim me vitin e kaluar. Eshtë një rregull fiskal që është respektuar në 2021 dhe do të vijojë të respektohet në 2022 dhe në vijim.
Duke folur për bordet e transparencës, Ibrahimaj tha se, “kritikat janë të mirëpritura por në rastin për bordin e karburanteve nuk qëndrojnë. Bordet kanë një synim kryesor, për rritjen e transparencës në çmime të ushqimeve bazë dhe të karburanteve. Gjithashtu ka për qëllim, që në këtë kohë krize, qeveria dhe aktorët në treg të jenë në një linjë të përbashkët në të cilën marzhet e fitimit duhet të jenë minimale me qëllim garantimin e furnizimit me çmime sa më të ulëta të karburanteve. Ne e ndryshuam formulën me të cilën kalkulohet çmimi i shitjes me shumicë dhe pakicë.
Arsyeja kryesore ishte se në Aktin Normativ të parë, ne kishim parashikuar një tjetër çmim burse dhe një tjetër premium, i cili është kostoja për transportin që kompanitë kanë. Në fakt na u desh ta ndryshonim për të reflektuar atë që realisht kompanitë shqiptare paguajnë. Në se më parë ishte parashikuar një çmim me premium tjetër, realisht kompanitë shqiptare funksionojnë me çmim dhe premium që është i reflektuar në faturë dhe kjo është arsyeja që ne ndryshuam kalkulimin e çmimit dhe ne duhet të garantojmë marzhe sa më të ulëta, që të mbulojmë kostot operacionale të kompanive, por pa e dëmtuar tregun, në sensin e falimentimit të kompanive. Sigurisht që qeveria duhet të kujdeset për të dyja aspektet e furnizimit.
Në tregun shqiptar ka18 kompani që janë kompani shumice dhe është një numër i madh kompanish që tregtojnë me pakicë, pra mendojmë se aktorët janë të përshtatshëm për tregun tonë.
Nga ana tjetër ne kemi vendosur që do të funksionojmë si një ekonomi tregu dhe krijimi i bordit në fakt është në kundërshtim me parimet tona të ekonomisë së tregut, ku çmimet nuk mund të përcaktohen nga qeveritë, por duhet të pëcaktohen nga kërkesë-oferta. Por kjo është një situatë e jashtëzakonshme që na ka detyruar të marrim vendime të jashtëzakonshme, por me tejkaimin e kësaj situate dhe kur do të ketë një qartësi dhe një përfundim të luftës, sigurisht do të dalim nga situata e bordit dhe do të kalojmë në tregun e lirë, ku çmimet i vendos kërkesë-oferta. Ky është një vendim që e kemi marrë që në 1990 dhe është më se efecente për tregun. /b.h
Ju e mbytet vendin ne borxhe,vone do te vije dita qe SHqipria te dale nga borxhet qe e keni futur ju te quajturit qeveritare,me k/hajdutin edvinin e kristaqit.Ku i keni syte apo keni verbuar,e boshatiset vendin,shqiptarte po i lene lamtumiren.