Zlatan Ibrahimoviç i thotë lamtumirë kombëtares suedeze, si gjithmonë pa ia kursyer elozhet vetes. Por Ibra i drejtohet me fjalë prekëse dashurie edhe të gjithë popullit suedez.
Sulmuesi shkruan në Instagram: “Vij nga një vend i njohur nga të gjithë si “getoja Rosengård” dhe pushtova Suedinë, duke e bërë vendin tim. Sipas mënyrës sime. Unë jam Suedia. Një falënderim gjigant popullit suedez, pa ju nuk do të isha kurrë në gjendje të bëja ëndrrat realitet. Do të jeni përherë në zemrën time verdheblu. Ju dua”.
d.i.