• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ia njoh edhe fëmijët, i kam qenë në shtëpi”, çfarë thoshte Talo Çela për shokun që dyshohet se i vrau vëllain

by A R
09/10/2020 18:18
Talo Çela

Talo Çela

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuredin Dumani, 37 vjeç, është njëri nga autorët e dyshuar që mori pjesë në ekzekutimin e Bujar Çelës më 17 Shtator në një lokal në Bradashesh të Elbasanit.

Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim Nuredin Dumanin për veprat penale vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit nga policia Talo Çela, u ekzekutua nga tre persona mëngjesin e 17 Shtatorit.

Policia thotë se Nuredin Dumani ishte në rolin e ekzekutorit direkt të Bujar Çelës, pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. 37-vjeçari Dumani është shok i Talo Çelës. Por çfarë thoshte Talo Çela për mikun e tij Nuredin Dumani, në një intervistë që ka dhënë për gazetarin Spartak Koka në muajin Korrik të këtij viti?

Pjesë nga intervista:

Spartak Koka: I shpallur në kërkim siç jeni ju aktualisht është dhe Nuredin Dumani. Çfarë lidhje keni ju me Nuredin Dumanin.

Talo Çela: Këtë e njoh unë. Unë Nuredin Dumanin e njoh si shtëpi, se këtij i thonë Luli për shkurt. Po ky nuk ka qenë në Shqipëri. Ka qenë në Francë, edhe u kthye kohët e fundit. Po unë shtëpinë e këtij e njoh komplet si shtëpi, edhe kalamajtë. Sepse kam shkuar me vëllain e tij, me Dashin.

Spartak Koka: Edhe ky nuk po i dorëzohet drejtësisë. Çfarë lidhje ka ky me këtë ngjarje?

Talo Çela: Nuk e di këtë unë, sepse këtu është një diçka tani. Këtë Klevis Allën nuk e kam takuar kurrë. Përsa i përket Nuredin Dumanit, u habita kur e pashë dhe këtë çne ky. Sepse vëllai i tij Dashi, ka vajtur tek puna e Mirit, ka marrë makinë me qira dhe kur ka hyrë te dera e Western Union, ka qenë nusja e këtij V. Aty ka qenë një çun i një polici, që e ka shtëpinë mbrapa shtëpisë së Mirit, dhe ai çuni policit di që qe në burg vrau një rob në aksident me makinë, edhe ai çuni e pa Dashin që hyri atje edhe mendoi i vajti atje tha ç’a do. Ai thotë dua Mirin. Prit këtu thotë, se e marr unë. E mori në telefon çuni i atij policit, vjen Miri edhe ky njihej me Mirin. Dashi, vëllai i Nuredinit, njihej me Mirin. Miri i dha makinë për 4 ditë, ka qenë dhe gruaja prezent.

Spartak Koka: Sa ditë përpara ngjarjes?

Talo Çela: Jo ditë, muaj përpara ngjarjes, ka qenë verë. Ja dha 4 ditë edhe në mënyrë shoqërore nuk i ka marrë edhe lekë më duket. Ngaqë e kishte shok. Prandaj po më vjen habi me këtë Nuredinin tani mua.

Spartak Koka: Jeni të sqaruar me familjen e vëllezërve Haxhia që s’keni lidhje me këtë ngjarje?

Talo Çela: Po isha në shtëpi me ato unë. Edhe këtu të më akuzojnë mua ata kur janë 8 rob në shtëpi? Si mund të më akuzosh mua kur janë 8 rob të familjes në shtëpi.

Spartak Koka: Po për këtë ngjarje, kur u arrestuan Klevis Alla dhe Altin Ndoci, policia tha se zbardhi dhe një ngjarje tjetër, atë të 2 Marsit të këtij viti kur u vranë 24-vjeçari Anxhelo Avdia dhe 35-vjeçari Dorian Shkoza. I njihni këta dy persona?

Talo Çela: Po, Dorian Shkozën e njoh unë. Sepse ky Dashi dhe ky Luli e kanë pasur komshi aty. Ka qenë bojaxhi makinash. Njoh dhe babën e atij unë. I njoh dhe vëllain e tij që punon po me makina.

Spartak Koka: Po përse mund të jenë vrarë ata. Kush i ka vrarë?

Talo Çela: Ky Dorian Shkoza në momentin që është vrarë, Viktori ka qenë te vëllai i këtij Dorian Shkozës. Ka qenë rastësisht, kanë qenë të dy. Mos, tha, i gjuajtën Dorit. Edhe ma tha ky. Domethënë edhe vëllai i Dorianit tani është në dijeni që Viktori ka qenë aty.

Spartak Koka: Po ju ku keni qenë kur është vrarë Dorian Shkoza?

Talo Çela: Në shtëpi isha. Me atë atin e këtyre, me Kolën, po luaja domino.

Spartak Koka: Pra juve ju kanë strehuar për disa kohë.

Talo Çela: Po. Unë kam qenë në shtëpi të këtyre.

/a.r

Next Post
Joleza Koka padit Mirela Karabinën për shpifje: Shau dhe mallkoi në protestën e opozitës, të kërkojë falje publikisht

Joleza Koka padit Mirela Karabinën për shpifje: Shau dhe mallkoi në protestën e opozitës, të kërkojë falje publikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(Vetë)vrasja misterioze në Milano/ Bankieri i fuqishëm ukrainas dyshohet se u hodh nga kati i katërt

(Vetë)vrasja misterioze në Milano/ Bankieri i fuqishëm ukrainas dyshohet se u hodh nga kati i katërt

January 29, 2026
Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë,  si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

January 29, 2026
“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Jemi një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj

“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Jemi një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj

January 29, 2026
Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…

Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…

January 29, 2026
“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

“Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale pas bojkotit të PD

January 29, 2026
Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

January 29, 2026
Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta, merr pjesë edhe Monika Kryemadhi

January 29, 2026
Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

Pistë e re hetimi për aksidentin tragjik në Rumani, zbulohet lëndë narkotike në mjet

January 29, 2026
Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

Incidente, emergjenca dhe ndërhyrje policie, çfarë zbulojnë mesazhet sekrete të avionëve

January 29, 2026
SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës që i morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In