• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“IA ndihmon, por nuk zëvendëson mjekun…Kujdes!”, paralajmërimi i mjekëve për qytetarët

by A R
03/11/2025 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar këtë të hënë, më 3 nëntor, një videomesazh për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në fushën e mjekësisë, duke theksuar rolin ndihmës të saj por dhe rreziqet e mundshme kur përdoret si mjet diagnostikimi ose trajtimi i sëmundjeve.

“Në ditët e sotme, Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën si informohemi për shëndetin,” thuhet në njoftimin zyrtar. “Por kujdes: IA nuk zëvendëson mjekun, por është një mjet që ndihmon në informim, jo për diagnozë apo trajtim. Përdorni gjithmonë burime të sigurta, verifikoni informacionet dhe konsultohuni me profesionistët e shëndetit.”

Në videomesazh shfaqen edhe disa mjekë të cilët bëjnë thirrje për përdorim të kujdesshëm të IA-së. Njëri prej tyre shprehet: “Kohët e fundit ka një rritje të përdorimit të IA-së për qëllime mjekësore. Megjithatë duhet të kemi parasysh që përdorimi i saj nga ana e pacientëve, për këshilla, për diagnozë, apo edhe për zgjidhje të problemeve mjekësore, duhet shoqëruar me këshillat lidhur me risqet që ajo ka. Këshilla e parë do të ishte të përdorin IA-në, por kini kujdes, mos ngelni vetëm tek ai informacion që morët. Është e nevojshme gjithmonë mbështetja, këshilla nga një mjek.”

Një tjetër mjeke thekson “IA nuk mund të zëvendësojë kurrë doktorin. Është doktori i cili trajton pacientin, trajton individin në mënyrë specifike, nuk mund të diagnostikojë një infarkt akut miokardi që është një urgjencë madhore dhe mund të keqdiagnostikohet si një pneumoni, e zëmë.”

Ndërkohë një mjeke pediatre ka një thirrje të rëndësishme për prindërit: “Prindërit nuk duhet të mjaftohen me rekomandimet që jep internet apo ChatGPT-ja, por duhet t’i drejtohen pediatrit. Mos merrni barna dhe terapi nëpërmjet internetit.”

Mjekët bëjnë thirrje që Inteligjenca Artificiale të përdoret si mjet ndihmës për informim, por duke respektuar gjithmonë udhëzimet dhe këshillat e profesionistëve.

Next Post
Ndalimi i monopatinave, bllokohen 1462 mjete elektrike në Tiranë

Ndalimi i monopatinave, bllokohen 1462 mjete elektrike në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In