• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ia kalojmë edhe Gjermanisë për…borxhin publik

by A R
02/08/2018 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një borxh publik, që vlerësohet të ketë arritur në rreth 69% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të këtij viti, Shqipëria rezulton e 14-a në Europë për nga niveli më i lartë i tij, në 35 shtete. Shifrat janë përpunuar nga Monitor, bazuar në të dhënat e Eurostat për 28 vendet e Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian për vendet kandidate (shih grafikun në fund).

Shqipëria ia kalon dhe shtetit më konkurrues të Europës, Gjermanisë, e cila pasi e rriti borxhin në rreth 80% të PBB-së pas krizës së vitit 2008, ka arritur ta ulë atë në 62.6% në tremujorin e parë 2018, sipas Eurostat.

Sipas Eurostat, në fund të tremujorit të parë të vitit 2018, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në eurozonë (EA19) ishte 86.8%, krahasuar me 86.7% në fund të tremujorit të katërt të 2017. Në BE28, raporti u ul nga 81.6% në 81.5%. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB ra në të dyja zonat e euros (nga 89.2% në 86.8%) dhe në BE28 (nga 83.6% në 81.5%).

Borxhin më të lartë në Europë e ka Greqia, me 180.4% të PBB-së. Pas krizës së borxhit disa vjet më parë, ku statistikat e rishikuara nxorrën në pah një nivel të madh të borxhit publik dhe vendi rrezikoi der daljen nga euro, shteti helen ende nuk ka arritur ta ulë këtë tregues. Madje në tremujorin e parë, borxhi grek u rrit me 1.6 pikë përqindje.

Pas Greqisë me borxhin më të lartë në BE renditen Italia (133.4%) dhe Portugalia (126.4%), dhe më të ulëtin e kanë Estonia (8.7%), Luksembourgu (22.2%) dhe Bullgaria (24.1%).

Më i larti në rajon

Shqipëria e mbyllit 2017-n me një tregues prej 70.1% të PBB-së, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti kishte zbritur në 69%, që sipas të dhënave të Komisionit Europian për vendet kandidate është më i larti në rajon. Ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë arritur ta ulin ndjeshëm këtë tregues në të njëjtën periudhë, duke e zbritur atë në 59% të PBB-së në tremujorin e parë, pra 10 pikë përqindje më pak sesa tek ne.

Nga fqinjët, Serbia, brenda vitit 2017 e uli borxhin publik në 61.5% nga 71.3% të PBB që ishte më 2016. Edhe në Mal të Zi borxhi ka zbritur në 59% të PBB-së.

Serbia ishte vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në Rajon, por tani këtë renditje e kryeson Shqipëria. http://www.monitor.al/serbia-e-mali-zi-e-ulen-shqiperia-borxhin-publik-te-larte-ne-rajon-rreziku-nga-ppp-te/

Niveli prej rreth 70% konsiderohet i paqëndrueshëm për vendet në zhvillim dhe me konkurrueshmëri të ulët, pasi aftësia paguese e borxhit mbetet e ulët. Për këtë arsye institucionet ndërkombëtare ndërkombëtare rekomandojnë që për vendet në zhvillim borxhi të mbahet në nivelet e 40-50% të PBB-së.

Në vitin 2015, Ministria e Financave parashikonte që në 2017-n borxhi të zbriste në 65.6% të PBB-së, kurse ekonomia të rritej me 4.5% në të njëjtin vit. Financat parashikonin se një rritje reale mbi 4% ishte e nevojshme për të siguruar një ulje të qëndrueshme të borxhit publik, si dhe reduktimin e papunësisë. Por, faktikisht ekonomia u zgjerua zyrtarisht me 3.8%, sipas INSTAT, ndërsa borxhi publik qëndroi në rreth 70% të PBB-së. Sidomos në 2018-n, performanca buxhetore nuk ka qenë shumë ë e ulët sesa pritshmeritë, me një rritje minimale prej 2.2% për 6 mujorin.

Nga ana tjetër, qeveria ka ndërmarrë një valë angazhimet për projektet e partneritetit publik privat (PPP), të cilat pritet të rrisin më tej borxhin publik. Qeveria ka angazhuar deri më tani katër projekte nga paketa “1 miliard” në formën e koncesioneve me Partneritet Publik-Privat me vlerë 86 miliardë lekë, nga 148 miliardë lekë që pritet të angazhohen në total këtë vit. Së bashku me koncesionet PPP të dhëna deri në dhjetor 2017, vlera totale e koncesioneve me PPP arrin në 259 miliardë lekë, ose 17% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka pritet ta rrisë më tej borxhin real publik (FMN ka kërkuar që PPP-të të regjistrohen si borxh publik që në momentin e parë të angazhimit dhe jo vetëm çdo vit si shpenzime korente). Monitor/a.m.

Next Post
VIDEO/ Zbulohet “thesari” arkeologjik në Shqipëri, daton 6 mijë vite para Krishtit

VIDEO/ Zbulohet "thesari" arkeologjik në Shqipëri, daton 6 mijë vite para Krishtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In