• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

I zhgënjyer nga politika, Luftar Paja ngul kunja majtas e djathtas

by A R
23/11/2015 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artisti i Popullit Luftar Paja në një intervistë për gazetën “Dita” shpreh jo thjesht për humor pakënaqësi për mosndëshkimin e korrupsionit, qeverisjen dhe  veçanërisht për Parlamentin.

Ai thotë për Berishën që duhet të ishte në burg.

“Ka dy vjet e ca që dërdëllit sa t’i dojë qejfi e çfarë t’i dojë qejfi sepse nuk ka Çeçua biçak… Nuk ka kush t’ia bëjë rrup-sup atij e t’ia mbyllë gojën. Ai ka vrarë njerëz, ka djegur e vjedhur Shqipërinë e nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Jo vetëm nuk u dënua dhe s’ka për t’u dënuar, po na bën edhe karshillëk. Na fyen si popull. E drejtë është kjo?”.

Artisti që mban titullin Mjeshtër i Madh thotë që ndihet i zhgënjyer edhe nga ata që votoi në 23 qershor.

“Edhe këta që votuam në 23 qershor para dy vjetëve po na zhgënjejnë dita-ditës, po bëhen si ata. Po më humbet besimi dita-ditës. Po, jam i pakënaqur si me qeverinë dhe me parlamentin. Sidomos me parlamentin. Çfarë pret populli e çfarë llafosin ata”.

“Do më falësh që do përdor një krahasim. Sapo hyjnë në parlament si deputetë ata më janë dukur të mirë e të urtë si dele. Pasi kaloi ca kohë pashë marifetet që bëjnë për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin dhe u shndërruan në dhelpra, duke harruar premtimet e fushatës. Tani me ato sharje e fyerje që dëgjoj, them se shndërruar në qenër. Zihen e hahen si qentë… Po kur dalin prej andej, duan të hanë si ujqër…”.

Paja ironizon sjelljen e pushtetarëve me njerëzit që ankohen:

“Populli është shumë i zhgënjyer nga këta politikanë, qofshin të djathtë, qofshin të majtë… E di kush shpikja më e madhe në botë? Celulari. S’ka shpikje më fantastike se celulari. I ke parë deputetët e ministrat kur zbresin nga makinat për të hyrë në parlament apo nëpër zyra? Të gjithë pa përjashtim flasin me celular. E kur u del përpara ndonjë hallexhi që i ka votuar dikur, ata bëjnë vetëm një gjest me dorë si shshsht, si për të thënë se po bëjnë një bisedë shumë të rëndësishme me ata lart… Hallexhiu i shkretë duhet të largohet e ta lërë të qetë…”.

Aktori popullor ka kritika edhe për emisionet televizive që vijojnë prej vitesh me të njëjtat fytyra analistësh në ekran që flasin për të gjitha:

“Qesharakë, si parlamenti, janë bërë edhe emisionet me debate politike në TV. Të njëjtët analistë nga një emision në tjetrin e nga një ekran në tjetrin. Jo vetëm nuk thonë gjëra të mençura, por mua shumë prej tyre më duken budallenj. Ata flasin për gjithçka, për gjithçka”.

“Po pse ore u shua ky vend dhe vetëm ato nja pesë a gjashtë kokrra do na torturojnë natë për natë në televizor? Ku janë specialistët e bujqësisë që të flasin për bujqësinë, ku janë ekspertët e mbrojtjes të na flasin për ushtrinë, ku janë ata të kulturës të na flasin për artin e letërsinë, e me radhë.

Mbylle o popull televizorin. Ashtu siç e mbyll të enjteve… Këta njerëz po ta bëjnë borxh”.

DITA

Next Post

Vajmedet për masat tona kundër terrorizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In