• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I zhdukuri prej 50 ditësh gjendet gjallë në Malin e Olimpit. Çfarë deklaron miku i tij shqiptar?

by A R
23/05/2022 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjendet pas 50-ditësh Panajotis Kalesis 41 vjeçari i zhdukur që prej 31 marsit.

Mediet greke shkruajnë se gjatë gjithë kësaj kohe ai endej në malin e Olimpit.

Megjithatë mbetet ende enigmë se për çfarë arsye e bëri ‘sakrificën’.

Kalesis u gjet në portin e Platamonas.

Ai u dërgua në spital ku iu nënshtruar trajtimeve të nevojshme mjekësore, ndërsa aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij me të afërmit dhe familjen.

“Faleminderit shumë. Fëmija im është mirë dhe tani është me ne në shtëpi,” tha nëna e tij për emisionin investigativ “Tunel”.

Miku n tij i ngushtë me origjinë shqiptare, Flamuri tha për protothema.gr se Panajoti nuk ka qenë mire psikologjikisht e as fizikisht dhe se ka pësuar traumë nga qëndrimi i tij në malin e Olimpit për 50 ditë.

Ndër të tjera Flamuri zbuloi se Panajoti do të bëhet baba për herë të parë.

“Gjithçka që dëshiroj dhe dua është që shoku im të jetë mirë. Siç mësova ai ka humbur shumë peshë dhe këmbët nuk e mbajnë. Për një muaj Panajoti do të bëhet baba i fëmijës së tij të parë,” tha shoku i tij i ngushtë.

Shoku i tij thotë se vitet e fundit Panajoti nuk ishte mirë psikologjikisht, por askush nuk priste që të arrinte deri në këtë pikë.

“E vërteta është se kohët e fundit nuk ishte mirë, kishte ndryshuar si njeri, por nuk e prisja të arrinte në këtë pikë. Dukej sikur kishte hequr dorë nga gjithçka. Unë kam 20 vite që e njoh, kemi punuar bashkë, kam parë ndryshimet në sjelljen dhe i kam thënë të ketë kujdes. Dukej sikur diçka ndryshoi papritur dhe vendosi të largohej. La pas familjen, gruan shtatzënë, pa para, pa asgjë. U zhduk gjithsej 50 ditë, nuk kishte as celular me vete”, tha ai.

/a.r

Next Post
Po transportonin emigrantë të huaj kundrejt parave, pranga dy personave në Korçë e Pogradec

Po ndihmonte 23 emigrantë për të kaluar kufirin, arrestohet 32-vjeçari në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com